Celebrity

Lori Harvey dhe Damson Idris i japin fund lidhjes

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2023

Lori Harvey dhe Damson Idris i japin fund lidhjes
EliotPress / ELIOTPRESS / MEGA

Lori Harvey dhe Damson Idris i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas thuajse 1 viti. Njerëzit, fillimisht dyshuan për ndarjen e tyre, pasi Lori kishte fshirë fotot nga Instagram-i. Më pas, përmes një deklarate për Hollywood Reporter, ata e konfirmuan lajmin.

Lori Harvey dhe Damson Idris i japin fund lidhjes
 
“Jemi në një pikë të jetës kur rrugët tona individuale kërkojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë të plotë. Ne do të mbetemi miq dhe kemi shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin pas kohës që kaluam bashkë”, thanë ata në deklaratën e përbashkët.

Lori Harvey dhe Damson Idris i japin fund lidhjes
Shutterstock


Për romancën e Harvey (26 vjeç) dhe Damson (32 vjeç) u përfol në janar. Thashethemet nisën kur Idris publikoi një foto në Instagram, ku puthte në faqe Harvey. Ditën tjetër, ata festuan 26-vjetorin e Lori-t.
 
Një muaj më vonë, ata u paraqitën bashkë në tapetin e kuq për premierën e sezonit të gjashtë dhe të fundit të “Snowfall”.
 
Lori, më parë ka qenë e lidhur me Michael B. Jordan.

Artikuj të sugjeruar: