Barry Manilow, i njohur për hitet si “Mandy” apo “Copacabana”, ndau detaje për lidhjen e fshehtë me personin që u bë më vonë bashkëshorti i tij.
Këngëtari, 80 vjeç, zbuloi se si Garry Kief, menaxheri i tij, me të cilin u martua në vitin 2014 pas një lidhje të fshehtë që zgjati më shumë se 35 vjet, i shpëtoi jetën gjatë ngritjes në kulmin e famës në fund të viteve 1970.
“Kur karriera ime 'shpërtheu', ishte thjesht një çmenduri. Dhe, e dini, kur kthehesh në një dhomë hoteli të zbrazët, mund të futesh në shumë telashe nëse je vetëm natë pas nate,” tha Manilow në “Who’s Talking to Chris Wallace” në CNN Max.
“Unë e takova Garry-n pikërisht kur karriera ime ishte në kulmin e saj. Dhe nuk më duhej të kthehesha në ato dhoma boshe. Kisha dikë me të cilin të qaja apo të festoja,” u shpreh ia.
Manilow shtoi: “Uroj që të rinjve të mos u duhet të kthehen vetëm në ato dhoma hoteli, sepse do ta gjeni veten në telashe. Isha goxha i vetmuar derisa takova Garry-n.”
Këngëtari e ka pranuar më parë lidhjen e fshehtë. Ai foli gjithashtu për vështirësitë pas martesës në vitin 1964 me të dashurën e shkollës së mesme, Susan Deixler. Ata qëndruan bashkë për një vit dhe martesa u anulua në vitin 1966.
Ai ka pranuar ishte i dashuruar me Susan dhe se dështimi i martesës së tyre nuk lidhej me seksualitetin e tij.