High Tech

Njihuni me pajisjen që mendohet se do të zëvendësojë smartphone-ët

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2023

Njihuni me pajisjen që mendohet se do të zëvendësojë

Një nga startup-et më të reklamuar të teknologjisë në Silicon Valley, Humane sapo hodhi në treg pajisjen e parë: Ai Pin, një pajisje e pavarur dhe platformë softuerike.

Humane, që drejtohet nga ish-punonjësit e Apple, Imran Chaudhri dhe Bethany Bongiorno, e ka reklamuar Ai Pin si e ardhmja e informatikës dhe pajisja që do të zëvendësojë smartphone-ët. Natyrisht, kjo mbetet për t'u parë.

Ai Pin është krijuar për të bashkëvepruar me modele të mëdha gjuhësore, jo me aplikacione, dhe për të folur në vend që të shkruani. Ja disa nga veçoritë futuristike të Ai Pin:

Humane po e promovon Ai Pin si një anti-smartphone, ku në vend që të shikoni ekranin, ju jeni në gjendje të ndërveproni me botën përreth jush. Por ndonjëherë, keni nevojë për pamje vizuale. Për të kompensuar këtë, Ai Pin është ndërtuar me një "ekran me bojë lazer" që mund të projektohet në pëllëmbën tuaj.

Njihuni me pajisjen që mendohet se do të zëvendësojë

Për shkak se nuk ka ekran, mënyra kryesore e komunikimit të Ai Pin është përmes audios. Humane po përdor modelin e OpenAI për komandat zanore. Pra, ju mund t’u dërgoni mesazhe njerëzve në listën e kontakteve thjesht duke folur. Gjithashtu mund të përmbledhë të gjitha mesazhet në email-in tuaj.

Ai Pin mund t'ju tregojë fakte mbi ushqimet. Pajisja supozohet se mund të “shohë” një grusht bajamesh në pëllëmbën tuaj dhe të tregojë se sa proteina ka - por mund të mos jetë plotësisht i saktë.

Njihuni me pajisjen që mendohet se do të zëvendësojë

Një tjetër nga veçoritë është përkthimi në kohë reale. Ai Pin mund të njohë gjuhën që flitet dhe ta përkthejë atë tek ju, ose anasjelltas, me disa komanda të thjeshta.

Ndryshe nga Siri, Alexa apo Google Assistant, Ai Pin nuk dëgjon në mënyrë pasive fjalët tuaja. Ai ndizet vetëm kur zotëruesi i pajisjes e aktivizon manualisht.

Ai Pin kushton 699 dollarë dhe Humane do të fillojë të marrë porosi më 16 nëntor dhe do të fillojë dërgimin në fillim të vitit 2024.

Njihuni me pajisjen që mendohet se do të zëvendësojë

Pyetje nga salla: Si do të bëjmë selfie me këtë?

@one37pm One of Silicon Valley's most hyped tech startup, @hu.ma.ne, just dropped its first consumer device. It's called the Ai Pin and it is a standalone device and software platform build from the group up for AI. This pin comes integrated with ChatGPT and communicates with users via voice assistance and/or buy projecting an image onto the users palm. The companies founder see this as a future replacement for smartphones but we are not exactly sure how to take selfies with this thing. What are your thoughts? #humane #ai #chatgpt #artificialintelligence #tech ? original sound - ONE37pm