Historia Ime

Miqësia e vërtetë

14 Maj 2015

Miqësia e vërtetë

Letra 1
Shpresoj te jem ende ne kohe anabel Kam folur shume per te. Aq shume saqe as fjalet nuk kane .mjaftuar. kam folur aq shume saqe ne syte e saj kam pare lot. Sepse ajo eshte njeriubi vogel. Gishteza qe une kam zgjedhur per te ecur ne rrugen time ... Ate e gjeta mes turmes dhe e mora e futa ne jeten time. E mora nga njerezit qe e merzitnin e me.cdo kush u mundova ti tregoja se krahas atyre qe njihte ajo ekzistonin dhe njerez te tjere. Njerez qe kishin endrra dhe plane per te ardhmen ... Cmendurite me te nuk kane fund. Momentet nuk kane fillim e mbarim. Castet tona jane magjike. Cdo sekonde i kohes tone bashke permban nje ngjarjee per tu shenuar,nje gjurme per tu mbajtur mend gjate ... Une dhe ajo. Une dhe ajo jemi gjithcka. Ato miket qe te tjeret i shohin vetem ne kopertina. Jemi ato dy te cmendurat qe kur jane te dyja nuk lene dy gure bashke. Ato qe ngjajne ne ngjyren e flokeve,ne veshje apo menyren e te sjellurit... U njohem cuditshem. Ashtu sic jemi dhe vete. U njohem ne menyren me te paimagjinueshme te mundshme,ndersa sot jemi aty te dyja. Duke bere hapa perpara. E duke forcuar cdo dite e me shume vullnetin per tia dale ... Jemi pagezuar me mijra emra,nga me te ndryshimit e me te vecantet. Ne te dyja jemi ato gocat qe kercejne aq bukur. Jemi ne vajzat e z-ve. Sepse cdo fjale perkedhelese mes nesh duhet te kete shkronjen Z . Ne jemi ato te te.magjishmet e fotove. Numri i fotove qe ne kemi bashke eshte i panumerueshem. Dhe kur e pyesin ate se cila eshte nje nder deshirat e saj thote te bej aq shume foto me miken e zemres sa.te hyj ne librin guinnes... Idete tona te fotogravife frymezojne cdo kend aq sa edhe te panjohur na shkruajne e na kompimentojne per idete e dashurine aq te.madhe qe kemi per njera-tjetren. Cdo gje qe mund te shohim kemi mesuar ta kthejme me art e me.pas kur nuk jemi bashke flasim.se cila nga fotot ka dale me e bukura dhe sa e veshtire eshte te zgjedhesh me te.miren. Ajo eshte.njeriiu me i vecante ne bote Ajo qe mendoj ne cdo gje qe bej. Nese do blej xhinsa per vete do shoh edhe per te. Nese blej cante per vete do pyes edhe per te. Nese shoh dicka qe me pelqen mua do gjej dicka qe do ti pelqeje dhe asaj. Ne cdo vend qe shkoj nuk mund ta le pa i marre dicka qofte edhe nje sheqer nha kafja qe kam pire. E kam patur prane thuajse ne cdo gje. Ne gezimet e medha,ne humbjet dhe lotet. Ne zenkat dhe momentet e bukura. Sepse.me te e pamundura nuk ekziston dhe cmenduria mban emrin tone. Eshte.aq e.vogel saqe me duket sikur mund ta palos e ta fut ne xhep ose ne mes te fleteve te librit. Dhe ka ate buzeqeshjen qe aq shume ia adhuroj me ato faqet qe i behen me gropeza e qe une ia shpoj me.gisht. Ka ato floket aq te bukura e me arome te mire per te.cilet e kercenoj se do ta vras nese tenton ti prese ndonjehere aq sa kur e ben mend do me marre me vete qe ti them parukieres mos tia prese shume... Me te uleras ne rruge. Me te qesh pa me interesuar se cmendojne te tjeter. Ate e marr ne krah kur do kalojme rrugen e makinave. Me te perqafohem ne mes te njerezve dhe i them se e dua shume. Me te e bej vendin lemsh Me te mund te dua te shkoj ne fund te botes dhe e di se do te.me ndjeke e nese shkoj ne ferr... Ate e puth ne balle sa here e percjell ne shtepii dhe per te.lotoj sa here shoh se po arrin te ece perpara ... Ajo eshte e vogla ime qe se shpejti do te fejohet e mezi po pres te vendose unazen. Unaze qe do ta zgjedh une. Mezi pres te bejme provat e fustanit te dasmes qe serish do jem une ... Ka.aq shume momente me te saqe une skam shkronja per ti permendur. Por nje shenje dalluese e kemi dhe ne. Infinitin ne gishtin e vogel te dores te bere per ditelindjen e saj te 19. E ajo qe presim tani eshte.te bejme nje te.fundit kur te arrijme 70 vitett. Sepse eshte njeriii qe qesh me shume kur eshte me mua sepse e di qe ne jeten e saj une jam baraz me babin e vet. Sepse e di qe nese.mua me ndodh dicka ajo e ndal hapin e nuk ecen me. Sepse e di qe ajo eshte une ... Gjithcka qe dua te dije eshte se e dua shume dhe se cdo dite pres qe ajo te.me nderoje me sukseset e saj. Te me beje krenare me arritjett ... te me beje te qaj nga gezimi kur tia dale ne planet qe ka marre persiper te realizoje. Press qe ne cdo perqafim qe i jap ajo te mos ndihet vetem. Sepse e di qe une jam shpirtplotesuesja e saj e ajo e imja. Sepse e di qe sado larg te jemi lidhja jone eshte me e forte se cdo gje. Eshte lidhje zemre me shume se fizike ... Sepse une press qe nje dite te jemii ato qe duke trokitur gotat e vitit te ri ne vitin e 80 te jetes te kujtojme kohen e shkuar ...
Letra 2
Nese ndonje dite te jetes sime do te mund te nxirrja plotesisht cfare brenda vetes ndjej,do t'i ndyeja me vulgaritetin e fjaleve. Kam shume gjera ne zemer per ate femer. Eshte nje nga mrekullite qe Zoti krijon per te mos na lene vetem. Kete cfare kemi krijuar vit pas viti e quaj me plot bindje nje miqesi te shenjte. Nje lidhje e krijuar mbi besimin,dashurine,respektin e mirekuptimin. Nuk e di nese diku ekzistojne dy njerez qe mund te jene kaq te lidhur me njeri-tjetrin. Ajo me lexon mendjen. Me kupton ne cdo gjest. Kupton ate cfare veshtrimi im pasqyron. Eshte nje femer e forte ne dukje,por qe vuan pafund dhe thyhet ne mijera copa. Ndjen me shpirt,vuan me shpirt. Percjell miresi dhe dashuri tek te gjithe ata qe e rrethojne edhe pse ne pamje te pare duket tip i hedhur. Mbase fakti se ishim te kunderta na afroi. Kemi mbi 12-vite bashke. Ne nje kopesht,ne nje klase ne fillore,me pas ne te njejten banke ne 9-vjecare dhe ende jemi bashke tani ne gjimnaz. Rrethanat e jetes na kane ndare disa here,por gjithmone kemi gjetur zgjidhje. Mijera kujtime,te qeshura,shaka,cmenduri te panumerta mbajne vulen e ne te dyjave. Gjithcka qe me lidh me te e konsideroj te shenjte. Nuk eshte e domosdoshme lidhja e gjakut per ta konsideruar moter. Jam me fat qe te kam ty 'Kaculja Ime'. Te dua pafund!
Letra 3 Gjithcka ndodhi krejt papritur.Ishim ne disko me shoqerine e gjimnazit.Kurre nuk kishim qene ne disko deri ne oret e para te gjimnazit.Po kercenim ne qefin tone ,paksa dhe nen efektin e alkolit.Teksa kercenim nje kenge paksa sensuale,nje djale me afrohet dhe kercente ngjitur me trupin tim.Fillova te shkeputem nga shoqeria dhe pak e nga pak ai djale po me terhiqte drejt korridorit qe te conte per ne tualetet.Ne nje moment ashtu ne erresire u shkeputem.Nuk ja shihja mire fytyren.Ai me puthi pa me lene mundesine ta shihja mire dhe un u rrembeva e tera.Pas puthjes une tentova te largohesha shpejt ndersa ai me terhoqi nga krahu dhe padashur me keputi byrzylykun me flutura.Ika shpejt dhe ato te klases po me kerkonin per tu ikur.Koha kaloi.Nuk ja tregova askujt ate ngjarje.Erdhi shkolla e larte.Si tip shoqeror qe jam zura shum miq.Zura miqesi me nje djale te moshes time.Ai u be miku im me mire.Kalonim cdo moment bashke.Kemi bere aventura dhe cmenduri pafund.Jemi zene o sa shume jemi zene.Por ne fund gjithmon perfundonim duke qeshur.Na kane ndjekur qente nga mbrapa mbasi i kemi ngacmuar.Kemi thyer xhamin e nje profesori qe sna dha provimin.Kemi kercyer ne plazh calincen duke na pare te gjithe.U beme te pandashem.Por dicka me ngacmonte kur e shihja ne sy.Miqesia jone filloi te embelsohej.Takimet tona filluan te merrnin nota romantike.Caste flirti ndodhnin mes nesh.Derisa nje dite ai me tha dua te te them dicka dhe me puthi krejt papritur.Une u nxefa shume.Miqesia jone u shkaterrua dhe pse thelle me.vriste fakti.qe un e ndjeva ate puthje.Shkeputa kontaktet me te.Ai ishte miku im me i mire.Ai di te gjithcka per mua.Edhe historine e diskos vetem atij ja kisha treguar.Kaloi koha.Ishte ditelindja ime e 25.kisha organizuar nje feste ne disko.Papritur vjen miku im.I thash cfare ben ketu.Me tha erdha te te jap dhuraten time.I thash sdu asgje nga ti.Me dha nje kuti te vogel dhe nje leter.Une nk i hapa dhe ai iku.Te nesermen ne mengjes u zgjova me kutin dhe letren mbi komodine.E hapa.Kur pashe ishte byrzylyku im me flutura. Aty kuptova qe miku im ishte i njejti djal qe me kishte puthur ne disko shume vite me pare. Mbeta pa fjale.Hapa letren:Kisha frike te ta thoja qe te mos ikje serisht flutura ime...O zoooooot.Ishte kaq e cuditshme!Vendosa ta kerkoj.Por me kot.Ai kishte ikur ne Afganistan me ushtrine.Sot nuk jeton me...Dhe une kurre si thashe dot mikut tim dhe dashurise time qe nuk do ikja prej tij kurre!:''(....Me fal qe sta thashe dot ne kohe..Gjithmone ne zemren time do jemi une dhe ti "Dyshja fantastike pa fuqi magjike"...
Letra 4
Hey zhak po shkruaj prap ... kete here per miqesine .. Zot sa shume kam per te treguar , ai eshte miku im me i mire , njeriu me fantastik ne cdo gje ..

E kam njoft kur kam qen Ne klas te pare . Ne fillim e kam goditur me shuplak ftyres nga nje debat e siper , me pas filluam te loznim gjithmone bashke ...
kjo miqesi vazhdon akoma e sot e ksaj dite jemi moshatar . 
E dua shume zhak , njerezit thojne qe nje miqesi midis vajzes dhe djalit nuk egziston , por gabojn shume madje . Une dhe ai jemi krejt te ndryshem . Une jam hena ai dielli , une deti ai toka ... une jam ajo histerikja ai qetesi .
une gjithmone gjeja arsyja te zihesha ndersa ai gjithmone qetesine .
jam rrit me te aq sa se kam pas problem dhe nqs qendronim tek shtepite e njeri tjetrit .... Ai me bente detyrat e mia , ndersa une i vidhja gjithmone stilolapsat pastaj me kalimin e kohes ndryshuam rrolet . 
Deri ne moshen 12 vjecare ai flinte tek shtepia ime ashtu sic edhe une tek e tija ,me pas na shpjeguan qe ishte gabim. Per dicka qe vet ata na kishin mesuar , por u mesuam . Pastaj ne adoleshenc gjithmone ziheshim se ai ishte neper kalceto e kur mbaronte ai un ne palester e kishte periudha kohe qe nuk flisnim shume , atehere mendoja se do e humbja , ai u lidhte me vajza te cilat ishin xheloze per mua , ndersa ai as se vriste mendjen. Ne ishim kudo bashke , mengjeseve duke pire kafe pastaj lokaleve , lenim oret bashke , gjithmone ... ai eshte mrekullia ime , vllai ime i madh dhe pse vetem 2 muaj ... 
ai i vetmi njeri qe me qendroj prane dhe foli me njeriun qe une dashuroja , ai qe i doli ball problemeve te mia .
ai qe sot cmendet pas femijes tim, ai qe eshte kthyer ne mikun e tim shoqi me shume se timin. .
miku im me i mire eshte pjese e familjes sime te re . Une jam me fat qe e kam .te dua Kid. Te kam gjithcka

Letra 5 Prsh anabel jam serish ajo vajza qe tregoj historin dje me motren ne plazhin e jugut.
Po behem serish protagoniste e letrave tuaja.Para 8 vitesh u njoha me shoqen time me te mir edhe sot ajo esht njesoj me motren time jemi te lidhura ngusht me njera tjetren,ajo esht me mua kur un qesh qaj dhe merzitem.
Rastesisht u njoha ne autobuzin e linjes ku Hajdi [zemer mos u merzit qe ta publikova emrin] kishte harruar portofolin dhe skishte te holla, i erdhi zor por jan gjera qe ndodhin. Aty nisem muhabetin, mir kjo po harruam te zbrisnim dy stacione para dhe perfunduam tek liqeni. biseduam deri von pa e ven te oren, se mendoja qe do ishte nje dite ndryshe.
ajo esht kaq e mir dhe e thejsht dhe me e bukura se kemi lindur te dyja ne te njejten date e te njejtin vit.  zemerushe te adhuroj "Gezuar ditelindjen princesh e vogel,gezuar dhe ti ditelindjen vetja ime"u befshim 123vite te lumtura  kemi ditelindjen sot anabel dhe doja ta publikonit se jam e bindur qe do e shohi.
Ju falenderoj..aah dhe dicka
ps:me ke bler shum gjera, me ke pagu dhe kafet, po 60 lekshin e autobuzit vajtje ardhje s'ma ke dhon akoma hihhih (shaka)ju perqaput

Letra 6 Pershendetje Anabel!! Shoqja ime e ngushte, mikja ime,motra e shume deshiruar,njeriu qe di cdo hall e problem te zemres time. Nuk ka shume vite qe jemi njohur te them te drejten po takimi I pare ishte tipik 'colpo di fumine'. Jemi njohur nje dite tetori ku te dyja po fillonim universitetin per here te pare e do jetonim ne konvikt. Cte te them,terrori im e i asaj te jetonim atje po cte benim,po e di ti qe na doli per mire e gjithe kjo. U takova me ate bubbun tim (se kshu I kemi pseidonimet :P) Jemi nga 2 qytete te ndryshme po shume afer me nj-tj. Ca nuk kemi bere bashke,kemi qendruar naten vone demek duke mesuar po pelciste gazi e dallaveri,kemi fjetur ne hall te zotit thuaj derisa un I kam dhene te shtyren ne mes te nates e e kam hedhur ne toke,jemi grindur,pajtuar,jemi bere nje duke qare hallet e shkolles,kemi qeshur,qare e mbeshtetur nj-tj ne cdo moment e thuaj shyqyr qe si kemi vene flaken dhomes,se gati ishim jo per gje .
Ahhh moj anabel kemi ndare edhe feten e fundit te bukes pergjysem se na u tek ne gjysem te nates te hanim si lugeter. Sot per sot jemi kthyer te dyja ne qytetet perkatese e jemi ne pune,po nuk behet fjale te kaloje dita pa folur bashke e fundjava pa u takuar njehere bashke. Ahhhh po te kishim qene 2 gjini te ndryshme sot per sot do ishim cifti me i lumtur qe mund te ekzistonte (batute e saj ne sy te prinderve tane qe u nxine kur e degjuan :P)
Se harrova moj anabel ka 1 te keqe te madhe,mire se ne fakultet nuk linte asnje shok te me afrohej se thonte nuk jane per ty,tani nuk po I ecen shkusia fare,plasi te me prezantoje me nje nga ato cunat e punes se saj (se do me marri nuse ne qytet te saj jo per gje) po ja qe spo I ecen fare se po I dalin gjysma te lidhur 
Po ma ka bere bene o do me marri nuse nga katundi I saj o ska

Letra 7 Miqesia e vertete
Ne jemi njohur ne klasen e pare ajo ishte aq e bute sa une gjithmone ja merrja stilolapsin dhe kubet. nje here maj mend qe i fsheha fletoren e matematikes dhe ajo per te dale Nga situata i DHA mesueses fletoren time keshtu 4 e mora une.
per 8 vjet kemi ndare te njejten banke ,shpesh hanim fara luledielli gjate mesimit , ndersa une i haja si e babzitur me lekure ajo gjith oren i qeronte dhe ne pushim te madh i ndante me mua. njehere duke bere xhiro me bicikleta ( ngaqe kam qen gjithmon mistrece une )vendosa ta trembja dhe i dhash nje te shtytme bicikletes se saj , po te trembnen e mora une kur ajo u rrezua dhe beri rolin e te vdekures. .......une qaja me te madhe ajo qeshte me veten.......dhe ne shkolle te mesme po te njejten banke kemi ndare per 4 vjet kemi njoht dashurine dhe kemi qare sa e sa here per humbjet dhimbjet apo gezimet e moshes aventurat me te bukura dhe me te trishtushme. njera qe qeshim sa e sa here shihemi e kujtojme ishte ajo e ekskursionit tone ku une humba ne kruje mes pazarit dhe ajo vrap e vrap si agjente speciale mobilizoj gjith nxenesit mesuesat per tme kerkuar dhe si me me telepatia me gjeti po ajo. 
dhe pastaj universiteti na ndau .... Po vetem Nga godina s. e ajo shoqja ime ishte gjithmone aty per mua dhe une per te per faktin qe ngjanim shume, shpesh e kam zevendesuar ne leksione. ajo biologji, une letersi dhe njehere teksa po e zevendesoja ne oren e gjenetikes profesori me ben pyetje per mitozen. ahhahahhaah e keni parasysh ate bretkocen ..... Po po ngela si bretkoce nuk dija asgje dhe profesori (nje 65 vjecar me syze )mu afrua e me tha..... - vajze ti me duket se meson shume cne sot qenke brryl.... E qeshmja e salles se vetem profesori nuk e kish kuptu qe une nuk isha ajo ...Jeta na DHA drejtime te ndryshme dhe per 6 vjet ne u shkeputem ne qytete te ndryshme rrjedha e jetes na hallakati po shoqeria e jone ishte me e forte me e embel me e madhe se ndarja dhe na bashkoj serisht si dikur dhe tani qe po shkruaj ajo eshte me mua ajo pi kafen dhe me tregon temen tek Anabel ...... Dua ti them qe e kam moter shoqe Engjell kemi 22 vite shoqeri dhe PA te cdo gje do ishte boshe . 
Nuk mjafton nje jete per ti thene sa shum xhan e kam dhe i uroj me gjith shpirt ti realizohen endrrat e saja .....Dorka ime tkam shpirt.......
Tlutem postoje PA emer se po ju lexon Anabel

Letra 8 Mirmbrema Anabel.
Shoqeria e vertet egziston,thjesht duhet te jesh i zoti ta mbash ate.Kam gati 15 vjet shoqeri me shoqen time dhe shpresoj qe kjo shoqeri te zgjas pergjithmone sepse jemi dy gjysma qe plotesojm ne menyre perfekte njera-tjetren.Kam bere dhe emrin e asaj tatoo dhe ajo se shpejti do bej timin.Mund te duket cmenduri,dhe shume njerez kane reaguar cuditshem kur e kane marre vesh,por pergjigja ime ka qene e thjesht: ato qe kemi bere per njera-tjetren gjate ketyre viteve meriton kaq dhe me shume,se cfare ndodh me mbrapa nuk ka rendesi! 
Mbremje te kendeshme!
Faleminderit nqs e publikon:)
Letra 9 Pershendetje Zh ose Dalina, kushdo qe te jeshe..Sot ne fakt dua te shkruaj per historine time te miqesise ..Do thoni ju cfare miqesie ?? Miqesi me dike me te madhe se un,,20 vjet me te madh...E di qe duket e cuditshme, gjeja me idiote dhe budalleku me i madh ne bote...Un jam 23vjece, ndersa shoku im me i ngushte eshte 43..Nuk flas shume per miqesine me te, te gjitheve ju them se kam nje mik shume te ngushte..Por asgje me teper...Jo sepse kam turp nga ai,por kam frik nga paragjykimet.. Jam njohur me te ne nje gazete mjaft te njohur ne vendin tone.. Menjehere,anabelistat do mendojne kerkonte burre kjo ... jo jo ishte nje faqe ku jepje mendimin per tema te ndryshme dhe un komentoja ndonje here kot, per fiksim..Endriti (po e quaj keshtu mikun tim ) eshte njeriu me i mire ne bote qe mund te ekzistoje..Jemi ne vitin e 7 te miqesise tone dhe ndihem shum me fat qe e kam..Familjaret e tij,te mite, gruaja e tij jane ne dijeni te miqesise tone..dhe me pranojne e me duan. Nuk do mjaftonin fjalet e te gjitha romaneve per ta shprehur dashurine dhe vleren qe ka per mua.. Sa her vjen me takon,pasi jetojme ne qytete te ndryshme perqafohemi te dy e qajme ne krahet e njeri tjetrit. Ai eshte motra, vellai, shoqja/shoku qe do te donte cdo njeri. Eshte njeriu qe di sekretet me te thella te zemres time dhe un te tijat...E dini cfare ? Nuk me interesojne duart dhe fytyra e tij te vrara nga puna dhe hallet e jetes, me mjafton zemra e tij e bardhe e mbushur plot me dashuri...I eshte dashur te punoje qe i vogel pasi ka mbetur jetim ..Por mua nuk me vjen turp nga puna, nga rrudhat ne balle dhe nga fakti qe nuk eshte i shkolluar.. Ai eshte shume shume i zgjuar dhe kohen e lire e kalon vetem duke lexuar. Shume njerez nuk arrijne ta kuptojne miqesine tone..Por per mua ai eshte 23 vjec sa une, dhe per te jam 43..Mosha nuk ka qene asnjehere dallim per ne te dy.. Ne ditelindjen time te 18 me kishte blere nje byrzylyk flori, ndersa ne 20 vjetorin tim nje varese qe i mbaj ende ne trup..Ndersa un i dergova nje portret tonin dhe nje ore..Por kete shkrim ,edhe pse sfitoj ,nuk me intereson dua tja bej dedikim per ditelindje pasi disa dite me pare festoi 43 vjetorin e tij. E di Anabel ? Un pa te, pa mikun tim nuk jam asgje. Po po asgje ! Nuk ka gje, qofte edhe me te voglen ,qe un te mos e pyes. AI ka eksperiencen e jetes qe un nuk e kam dhe mi thot gjerat pa u ndrojtur fare, per miqesine qe kemi..Ndonje here, ka raste qe ne darke mund te ndodhe dicka te mos flasim ne darke..edhe me duket sikur dicka me mungon. Me mungojne keshillat e tij ,bisedat me te madje edhe shakate.. Fatmiresisht edhe reagimi i te dashurit ka qene i mire ndaj tij ..Ai eshte thjesht nje pjese e zemres time. Me besoni se nuk jam tip qe i shpreh shume ndjenjat, por po dridhem e tera nga emocionet. Ai eshte miku im me i mire, eshte gjysma e zemres time. Me ka qenduar prane ne cdo te mire e gezim ..Kot sthone kush ka Nje mik, ka nje thesar..Ai eshte thesari im..Endriti ose miku im, ka nje fatkeqesi..Prej disa vitesh , me gruan e tij po perpiqen te bejne femije...Por nuk kane mundur...Me thote shpesh se ndoshta zoti, ne vend te femijes e ka bekuar me mua... Shpresoj ,qe ne te ardhmen te me propozoje te me pagezoje se nuk do te them Jo ! E di qe do tju duket dicka e cuditshme, por Who cares ?! Dhe shikoni, se dhe po ti fitoje une ato biletat nuk them JO un Jo.. Do shkojme te dy per qejfin , e qejfit tone...tongue emoticon Endriti im , miku im me i mire, uroj te kalojme vite e vite te tera se bashku..Si them u befsh 100 vjec, jo se sdua ta uroj ,por edhe per te vdekur e kemi len te vdesim bashke, kshu qe do prese edhe ca vite...Miku im i lidhur me kordon umbilikal me mua, kur ka lindur,, por nja 20 e ca kusur me pare , TE DUA SHUME, ME SHUME SE SHUME 
Letra 10
Miqesia e vertete !!..Shume e dine qe nuk ekziston ..kjo sepse kane vuajtur dhe jane lenduar thelle nga ata te ashtequajtur "miq" ..nga ata "miq te zemres" qe ne problemin dhe veshtiresine e pare i nxjerrin kthetrat dhe te cjerrin me keq se nje mace ..nga ata "miq" qe kur vjen puna te shesin edhe per nje panine 10 lekshe..

Po sikur tju tregoj se jo te gjithe miqte jane ashtu ??..
E njoha per here te pare kur isha vec kater vjece ...sapo isha shperngulur nga Skrapari per ne Fier ...sapo zbrita nga makina kur me doli perpara syve Ai ..Xhonatan 
Ishte me quka...me tela dhembesh dhe me syze .(.Hahaha sa kam qeshur kur e pashe per here te pare , madje edhe u tremba cik se mu duk si gogoli xp)
Njohja e vertete nisi pasditen e pare qe po kaloja ne qytetin e ri ...Si gjithe femijet vdisnim moo te luanim me balte e me lluce  te beheshim zgjyre koke e kembe ...
Po luaja qete e qete buze nje kanali  sepse ne ato kohe po rregulloheshin disa gjera perreth stadiumit :"Loni Papuciu "...u afrua i shkreti per te thene nje fjale e rreshqiti brenda ne kanal ...me erdhi aq per t qeshur sa me duket bera cicin ..
Iku nga une fytyreskuqur dhe me dukej se po qante ...
I therrita : Ej kthehuu pse iken ..une nuk haj cuna ..dhe pse kam frike mos me ha ti ;p
Me tha : Une nuk haj gotha pthe thua kthu ( telat e dhembeve e pengonin t fliste mire )...
Iu afrova edhe i thashe : Nese te jap makinen time te policise me premton qe sdo me kafshosh  ...Ma premtoi ...e qe atehere u beme te pandashem ..shok per koke !!..Shkuam ne nje kopesht bashke..ne nje fillore...Ah kjo fillorja mos Anabeelll ..qantee tjetrii me oiii : Oj nena mojj hajde se do me haj mesuesja..
Ehh sa qeshim kur e kujtojme kete fjali  
Pastaj ne 9 vjecare prap bashke ..edhe n gjimnaz deshi sdeshi atje tek Dertliu erdhi  ...Iu nxi jeta ..tere kohes me thoshte : Me vdiqeee..ti e di sa e urrej ket shkolle nuk e duroj dot -__-..
Kemi kaluar momentet me te bukura ..Mblidheshim tek shtepia ime bashke me shoke e shoqe te tjere ..e gallata tere naten ..:))
E kam ndihmuar ne shume gjera...me ka ndihmuar ne me shume gjera se une ...(madje ngacmoja gocat per te moj anabel se me ngeli qyqi singel..derisa ja gjeta nje te mire goc per shtepi  ) ...
Eshte shpatulla ime ...shoku im i jetes..shpirti i motres se vet ...topllambuqi motres ( se eshte pak i mbushur si qofte vogel)...
Me eshte gjendur prane ne cdo hap te jetes
Ne sherret e mia me te tjeret ...rrinte rrinte e me thoshte: Moj tiii o cuuunnn ndryshoo se me vdiqe me je bere me keq se mike tyson  ...
Mu gjend prane me shume se te gjithe..kur vdiq vellai im ...ai me beri te kaloj cdo gje ..
E nga ta dija une moj Anabel se ai cuni me tela dhembesh do behesh cuni me i bukur .me i sjellshem ..me i dashur ..qe ai do behej shoku im me i ngushte ??..
Si i thone nje shprehje : Me mire nje shok se nje thesar !!..Une i kam te dyja ..shokun e zemres dhe thesarin e jetes ..
Te adhuroj o topllambuq ..o xhekuu ( ka inat kur i thua xheku e acaronn  ...oo plesht ^_______^ 
E shikoniii qe ekziston edhe shoqeria e vertet ??..Kemi 16 vite miqesi bashke ...e nuk jane pak Anabel...kane dashur shume te na ndajne ..por sja kane arritur qellimit...
Mund te mos jemi vella e moter gjaku .
Por jemi vella e moter zemre  ..

Meqense dje me kerkuan mos t mbetem anonim kur dergova letren e vellait ..sot po jua them emrin tim Esi ...
Kalofshi nje mbremje te bukur dhe vleresojeni shoqerine edhe pse jane te veshtire per tu gjetur ..por ne momentin qe e gjeni mos e leshoni !! Besomeni do ndiheni krenar ..ashtu sic jam une per ate e ai per mua :)))