Ekzistonte një kohë që sandalet plastike, zakonisht të tejdukshme ose shumëngjyrëshe, ishin pjesë e pandashme e fëmijërisë sonë. Pasi u rritëm, ato u kthyen në një element nostalgjie, por dukej se s’do i vishnim kurrë.
Si zakonisht, moda kryen ciklin e saj, i cili aktualisht parashikon një rikthim në modë të sandaleve tona të preferuara, ose të vetmeve që kishim të gjithë fëmijët e viteve të para të demokracisë.
Megjithatë, këtë herë, sandalet tona vijnë në një version disi më modern, në një shumëllojshmëri modelesh e ngjyrash, por pa përjashtuar as versionin e tyre ikonik.
Nëse dikur i zgjidhnim sepse nuk kishim alternativë tjetër, këtë verë shumë njerëz në vende të ndryshme të botës po i zgjedhin për rehatinë dhe stilin që ato ofrojnë.
Shikoni disa ide dhe kombinime (mbase bindeni që t’ju riktheheni sërish këtyre sandaleve):
Artikuj të sugjeruar: