“U martova me Francesco Totti-n për dashuri, jo për para dhe këtë e kam treguar gjithmonë”, thotë Ilary Blasi në dokumentarin e ri, “Ilary Blasi: The One and Only”, i cili do të transmetohet më 24 nëntor, në Netflix.
Ajo do të tregojë dashurinë e saj me ish-kapitenin e Romës dhe fundin e marrëdhënies së tyre, e cila përfundoi në divorc. “Në fund të janarit dolëm për të darkuar dhe në një moment, vura re se bashkëshorti im ishte një tjetër. Dhe që nga ai çast, ndodhi një fatkeqësi”, shprehet ajo.
Në një trailer 2-minutësh, të publikuar në llogarinë e Netflix në rrjetet sociale, u shfaqën disa skena ngacmuese nga seriali dhe njerëzit menjëherë nisën të mendojnë se diçka e madhe fshihet pas divorcit shumë të diskutuar të Ilary dhe Francesco. Pas deklaratës se ajo u martua me Totti-n për dashuri dhe jo për para, Ilary tregon dhe se si u njoh me ish-kapitenin e skuadrës së Romës.
“Motra më telefonoi dhe më tha se kishte takuar Francesco-n dhe tha se ai donte të më takonte mua. Unë isha 19 vjeç, ndërsa ai ishte tashmë Francesco Totti”, duke nënkuptuar se asokohe bota e njihte Totti-n.
Në dokumentar do të shfaqen gjithashtu jeta e luksit, udhëtimet, shtëpia, programet e moderuara nga Blasi, pamje nga dasma e tyre, si dhe familja e Ilary-t…dhe më pas, ndarja.
Në korrik të vitit 2022, pas një krize relativisht të gjatë në marrëdhënien e tyre, ata i dhanë fund martesësës. Rreth krizës mes të dyve gëlonin shumë thashetheme, madje kishte dhe zëra se Totti ishte në një lidhje me Noemi Bocchi (partnerja aktuale e Totti-t), e cila ishte shpesh prezente në tribunat e ndeshjeve. Mes këtyre thashethemeve, Ilary kishte një dilemë: Kë të besonte? Burrin apo gazetarët? “Nuk mund ta besoja se njeriu që ishte pranë meje për 20 vjet, për gjysmën e jetës sime, kishte bërë diçka të tillë”, shprehet ajo.
“Ilary Blasi: The One and Only” me skenar të Peppi Nocera dhe Romina Ronchi e me regji të Tommaso Deboni, ofron një pikëpamje të re dhe të sinqertë të Ilary Blasi-t, duke shtuar edhe dëshmitë dhe rrëfimet e njerëzve që kanë qenë gjithnjë pranë saj.
Nga ana e tij, Totti ka folur për tradhtinë e Ilary Blasi, duke treguar se si e zbuloi dhe foli edhe për krizën në çift.
"S'e kisha bërë kurrë gjatë 20 viteve dhe as ajo me mua, por u bëra me paranoja. Kontrollova telefonin e saj dhe pashë që ekzistonte një person i tretë i cili po bënte rolin e ndërmjetësit mes Ilary-it dhe dikujt tjetër. Gjeta mesazhe të tipit: "shihemi në hotel". Edhe në të shkuarën ka patur thashetheme për mua, por ishin thjesht thashetheme. Kësaj here kisha prova. Kisha fakte. E gjithë kjo më futi në depresion. Nuk mund të flija dhe pavarësisht se bëja sikur gjithçka ishte ok, s'isha më unë. Ishte dikush tjetër. Dola nga e gjithë kjo falë Naomi-it”, u shpreh ai.
Artikullin e plotë e lexoni këtu.