Celebrity

Jamie Foxx reagon pas akuzave për ngacmim seksual

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2023

Jamie Foxx reagon pas akuzave për ngacmim seksual 

Jamie Foxx ka reaguar pas një akuze që një grua anonime ka ngritur ndaj tij, duke pretenduar se aktori e ka ngacmuar seksualisht në një restorant në New York.

“Incidenti i supozuar nuk ka ndodhur kurrë”, tha një zëdhënës, me aprovimin e Foxx për Page Six. “Në vitin 2020, ky individ, bëri të njëjtën akuzë në Brooklyn. Çështja u mbyll shpejt”, duke pretenduar se edhe 3 vite më parë, padia ka qenë e pavërtetë.

Jamie Foxx reagon pas akuzave për ngacmim seksual

Dje, sipas TMZ, Foxx u akuzua për ngacmim seksual nga një grua anonime, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar në një restorant në New York, rreth orës 23:00.
 
Gruaja dhe një mike e saj po darkonin në restorant, kur vunë re aktorin dhe shkuan të bënin disa foto me të. Ato e pyetën për foto dhe ai pranoi, duke i thënë gruas që e paditi: “Sigurisht zemër, gjithçka për ty”. Pasi bënë disa foto, ai i tha gruas në fjalë se kishte një “trup supermodeleje” dhe se mbante një aromë shumë të mirë.

Jamie Foxx reagon pas akuzave për ngacmim seksual

Gruaja aludon se më pas, aktori vendosi dorën në fundshpinën e saj dhe e preku në mënyrë të papërshtatshme. Ajo shprehet se gjithashtu, ai vendosi duart në belin e saj dhe me njërën i fërkoi gjoksin.

Paditësja aludoi se disa njerëz e panë ngjarjen, duke përfshirë dhe roje sigurie, por ata thjesht u larguan, edhe pasi dëshmuan se gruaja po përpiqej t’i largohej ngacmimit. Më pas, ajo tha se gjërat shkuan në një tjetër nivel dhe se ylli i “Django Unchained” rrëshqiti dorën poshtë pantallonave dhe i futi një gisht në vaginë dhe një tjetër në anus. Sipas gruas, ai ndaloi kur mikesha e saj e pa se ç’po ndodhte.