Kush nga ju e mban mend se sa shpejt kaloi 2023-ishi? Me aq shumë gjëra që po ndodhin në botë këto kohë, mund të jetë disi e vështirë të analizojmë atë që përcaktohet si trend në një vit apo periudhë të caktuar.
Sado e zakonshme të duket, moda ka vepruar gjithnjë si një pasqyrë ku shfaqen lëvizjet politike, vlerat sociale dhe çështje të caktuar që lidhen me tendencat dhe jo vetëm. Trendet që shfaqen në pasarela, tapetet e kuqe ose thjesht në street style që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së paparacëve kthehen befas në një zgjedhje dhe trend për shumë goca pa status publik, e krejt të zakonshme.
Le t’i rikthehemi edhe njëherë për të kuptuar se cilat kanë qenë shtatë trendet që kanë bërë namin gjatë vitit që po ikën:
#1 Luksi low-key (stil pa ekzagjerime dhe i moderuar)
#2 Veshje me pellush
#3 E kuqe e ndezur
#4 Palltot e gjata të lëkurës
#5 Pallto oversize
#6 Bust i tejdukshëm
#7 Pantallona? Varet, sipas dëshirës
Burimi: Who What Wear