Emily Ratajkowski po kritikohet ashpër nga njerëzit, pasi sipas tyre, ajo është tallur me modën plus-size dhe e kanë etiketuar atë si “fatphobic” (njeri me qëndrime negative dhe stereotipe për obezitetin ose njerëzit mbipeshë),
Modelja pozoi për reviztën franceze Le Monde dhe një foto vodhi vëmendjen e të gjithëve. Siç mund ta shihni, EmRata shfaqet duke qëndruar tërësisht në njërën këmbë të një palë xhinseve. Ajo mban me dorë pjesën tjetër, si për të theksuar trupin e tonifikuar.
Fotoja e çuditshme duket si reklamat e dikurshme për të humbur peshë.
“Stilistët nuk krijojnë veshje plus-size nëse nuk është për një foto ku një person i dobët i vesh ato,” shkroi dikush. “Çfarë dreqin është fotoja e dytë?” pyeti një tjetër. “Fotoja e dytë është kaq e pakëndshme dhe e neveritshme,” lexohet në një tjetër koment.
“Ç'foto e çuditshme. Dhe keni shkruar një libër për imazhin e trupit!” tha një i radhës.
Në librin “My Body”, modelja përshkruan imazhin e trupit, standardet e bukurisë dhe presionin shoqëror që ushtrohet mbi trupat e grave.
Ajo u etiketua si “hipokrite” për foton e mësipërme. Emily nuk ka reaguar për kritikat.