Zyrtarisht, "BBVA 3" do të nisë në janar të vitit 2024! Kjo u bë e ditur përmes një video që u paraqit në spektaklin e kërcimit, "Dancing With The Stars".
Në një video u bë me dije se janari sjell “BBVA 3” dhe moderatorja e spektaklit, Bora Zemani u shpreh: “BBVA 3”, nga janari në Top Channel! Programi më i dashur për të gjithë shqiptarët do të jetë në shtëpitë tuaja shumë më shpejt nga G’e keni menduar”.
Ajo gjithashtu pyeti Ilir Shaqirin, fituesin e edicionit të parë të “BBVA 3” dhe Olta Gixharin, konkurrente e edicionit të dytë, nëse do të donit ta përjetonin sërish eksperiencën e “Big Brother”.
Shkurt e qartë, Iliri do të donte ta provonte sërish, ndërsa Olta tha se nëse do rikthehej pas në kohë, do të rikthehej.
Deri më tani, nuk është konfirmuar data, si dhe nuk dihen ende konkurrentët.