Teksa protagonizmi i shumë yjeve në ngjarjet e mëdha të vitit që po lemë pas ka marrë jo pak vëmendje mediatike, njësoj ka ndodhur edhe me çiftet e njohura që kanë dalluar për veshjet e bukura, aksesorët e veçantë, këpucët e plot detaje të tjera të look-ut në tërësi.
Gjatë 12 muajve të vitit ka pasur plot ndarje, por sërish pjesëmarrja e tyre në tapetin e kuq nuk ka kaluar pa u vënë re.
Met Gala dhe Festivali i Filmit në Kanë kanë shërbyer si vendet më të mira për momentet më elegante të vitit 2023, nga fustani me pupla i Nicole Kidman që u shfaq bashkë me partnerin Keith Urban, apo Dua Lipa me ish- partnerin Romain Gavras, për të cilët mediat thonë se janë ndarë.
Njëherësh, ka pasur edhe një mori premierash dhe mbrëmjesh gala që kanë prezantuar momentet më të mira të VIP-ave nga David Beckham, Clooney dhe shumë të tjerë.
Ja një galeri me foto dhe momentet më të mira të çifteve të famshëm në tapetin e kuq gjatë vitit 2023.
















Burimi: W Magazine