Urime për çiftin më të ri! Sipas People dhe disa mediave të tjera, Vanessa Hudgens dhe lojtari i njohur i bejsbollit Colce Tucker janë martuar në një ceremoni private në Meksikë.
Çifti e bëri publike fejesë përmes një postimi të përbashkët në Instagram në shkurt të këtij viti duke shkruar: "Nuk mund të ishim më të lumtur".
People zbulon se ata kanë shkëmbyer betimet në altar fundjavën e kaluar në Tulum, duke konfirmuar kësisoj spekulimet se të dy ishin martuar, sidomos pas fotos së publikuar në Twitter të Hudgens zbathur, duke pozuar me fustan të bardhë në plazh, foto e cila u fshi pak minuta më vonë.
Këngëtarja duket se i hodhi pak më shumë benzinë zjarrit pasi postoi një story në Instagram duke zbuluar pamjet e një mjedisi tropikal në Tulum.
Vanessa dhe Cole u përfolën për një lidhje romantike në nëntor të vitit 2020, kur u panë të kapur për dore në Los Angeles. Daljen e parë publike e bën në tapetin e kuq në nëntor të 2021-ishit në premierën e filmit të saj, “Tick, Tick... Boom!”
Në një intervistë, Tucker foli me superlativa për të dashurën e tij “cool”, duke u thënë gazetarëve: “Ajo është e mrekullueshme. Unë e dua.”
Burimi: Marie Claire