Sophie Turner ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me Peregrine Pearson, teksa të dy kanë shijuar fundjavën jashtë, në shoqërinë e miqve të përbashkët. Aktorja e “Game Of Thrones”, e cila është në proces divorci me bashkëshortin Joe Jonas, u pa duke u puthur Peregrine.
Sophie dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë në tetor, duke nxitur spekulimet se aktorja kishte nisur një lidhje të re dashurie, shumë pak kohë pas ndarjes nga këngëtari Jonas Brother.
Peregrine është djali i madh dhe trashëgimtari i Michael Pearson, konti i katërt i dinastisë Cowdray, një ish-producent filmi që zotëron një pjesë të rëndësishme të perandorisë mediatike Pearson.
Gjatë shëtitjes romantike, Sophie dhe Peregrine nuk mund t'i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa u ndalën në disa raste për përqafime dhe puthje.
Kjo nuk është hera e parë që Turner dhe Pearson janë parë kaq të afërt me njëri-tjetrin. Ata ishin më Paris vetëm disa ditë para Halloween-it, por konfirmimi i hapur i marrëdhënies vjen përmes këtyre fotove.
Dalja hapur dhe zyrtare e Sophie vjen gati dy muaj pasi bashkëshorti i saj, Joe Jonas bëri kërkesë për divorc nga aktorja.