E kuqja e ndezur ka “pushtuar” momentalisht gjithçka në botën e tendencave, për të mbërritur edhe te thonjtë. Kur bëhet fjalë për artin e manikyrit, loja bëhet më argëtuese duke dalë disi nga e kuqja klasike dhe e përjetshme. Nuanca intensive dhe e pastër, format e ndryshme, gjeometria e detajeve janë një gamë eksplorimi ku çdo vajzë me siguri dëshiron të “zhytet” pa kushte për të pasur shkëlqimin e merituar në netët festive që janë përpara.
Në kërkimin për manikyrin perfekt festiv, ju sjellim disa ide interesante që kanë si protagoniste ngjyrën e kuqe dhe që ia vlejnë për t’u përsëritur në çdo Krishtlindje apo Vit të Ri.
1- Modeli i gjysmë hënës
2- Xixa për më shumë shkëlqim
3- E kuqe klasike
4- E kuqe “french”
5- Loja e ngjyrave: portokalli në të kuqe
Burimi: Harper’s Bazaar