Familja e Ciara-s dhe Russell Wilson u zgjerua!
Këngëtarja, 37 vjeç, dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një vajze.
Vajza Amora Princess Wilson lindi të hënën, më 11 dhjetor, njoftuan prindërit.
View this post on Instagram
Ciara dhe Russell nisën lidhjen në vitin 2015 dhe u martuan pak më shumë se një vit më vonë, në korrik 2016. Ata kanë bashkë edhe dy fëmijë, vajzën Sienna Princess, 6 vjeç, dhe djalin Win Harrison, 3 vjeç. Ciara ka gjithashtu një djalë, 9-vjeçarin Future Zahir, me ish-të fejuarin, reperin Future.