Celebrity

Jennifer flet për Matthew Perry: "Po shkëmbeja mesazhe me të atë mëngjes"

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2023

Jennifer flet për Matthew Perry: "Po shkëmbeja mesazhe me të
Getty Images

Jennifer Aniston ka dhënë intervistën e parë pas humbjes së mikut të ndjerë, Matthew Perry. Aktorja u shpreh për Variety se ai ishte i lumtur dhe se madje në ditën kur ai ndërroi jetë, disa orë më parë, ishin duke shkëmbyer mesazhe bashkë.

“Ai ishte i lumtur, ishte i shëndetshëm. Kishte lënë duhanin dhe po kthehej në formë. Ishte i lumtur, kaq di”, u shpreh Jen, duke shtuar: “Po shkëmbeja mesazhe me të atë mëngjes. Ai s’po ndiente dhimbje, nuk kishte probleme. Ai ishte i lumtur”, theksoi aktorja.

Jennifer flet për Matthew Perry: "Po shkëmbeja mesazhe me të
Getty Images

Më tej vijoi: “Dua që njerëzit të dinë se ishte i shëndetshëm dhe po bëhej edhe më i shëndetshëm. Ai po punonte shumë. Më mungon shumë. Të gjithëve na mungon. O Zot, sa për të qeshur na ka bërë”.

Perry ndërroi jetë më 28 tetor në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, në lagjen “Pacific Palisades” në Los Angeles.

Jennifer flet për Matthew Perry: "Po shkëmbeja mesazhe me të

Perry dëshpëroi fansat e serialit shumë të pëlqyer “Friends”. Ai luante rolin e Chandler, një burrë që kishte batuta sarkastike. Matthew ka folur shpesh për jetën e tij të vështirë, pasi 3 vite pas debutimit të serialit, ai u përfshi në një aksident dhe nisi varësinë ndaj ilaçeve që zbusin dhimbjen.

Artikuj të sugjeruar: