Jeni gati për gjumin më të mirë dhe befas, nuk ndiheni rehat për shkak të çarçafëve që janë të ashpër. Edhe pse mund të keni dyshekun e përsosur, të fjeturit në çarçafë jo të butë mund t’ju prishë gjumin.
Por mos u shqetësoni sepse një truk me sodë buke + uthull do t’i bëjë ata të butë si mëndafshi. Tani, kjo metodë nuk vlen për çarçafët e mëndafshtë, pasi ata kërkojnë kujdes të veçantë. Por nëse keni çarçafë prej pambuku, liri, fanellate ose poliester, mund ta përdorni si zgjidhje.
Ja si të veproni:
1. Vendosni çarçafët në lavatriçe dhe hidhni 1 filxhan me sodë buke te vendi i detergjentit. Zgjidhni një proces me ujë të vakët ose të nxehtë. Mos hidhni detergjent larës.
2. Para se të fillojë cikli i shpëlarjes, ndryshoni temperaturën e ujit në të ftohtë dhe shtoni gjysmë filxhani me uthull. Uthullën duhet ta shtoni veçmas sodës së bukës. Lëreni lavatriçen të përfundojë procesin e larjes.
Për lehtësi, mund ta hidhni sodën e bukës te vendi i detergjentit, ndërsa uthullën te vendi për zbutësin, kështu nuk do të përzihen gjatë larjes.
3. Nderini çarçafët dhe lërini të thahen.
4. Pasi janë tharë, lajini sërish me detergjent normal dhe zbutës.