Bota

Mark Zuckerberg bleu një ishull dhe po ndërton një shtëpi në rast apokalipsi

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2023

Mark Zuckerberg bleu një ishull dhe po ndërton një shtëpi

Me sa duket, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka frikë nga shpërthimi i ndonjë apokalipsi të mundshëm. Për këtë arsye ai ka vendosur të ndërtojë një kështjellë me vlerë më shumë se 200 milionë dollarë në ishullin Kauai, në Hawaii, ku ai dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, bashkë me fëmijët mund të strehohen në rast të fundit të botës.

Mark Zuckerberg bleu një ishull dhe po ndërton një shtëpi

Projekti i kësaj ndërtese lidhet me ndërtimin e një fortese në formë bunkeri nëntokësor, me burime energjie dhe ushqimore. Punëtorët e projektit janë detyruar të nënshkruajnë marrëveshje të rrepta moszbulimi dhe ata që shkelin kushtet shkarkohen, sipas The Times.

Pavarësisht dëshirës për privatësi, disa detaje tashmë janë zbuluar. Kompleksi, i cili ka përfunduar pjesërisht, përbëhet nga më shumë se një mori hapësirash, me të paktën 30 dhoma gjumi dhe 30 tualete. Ai përfshin dy pallate me një sipërfaqe totale të ngjashme me atë të një fushe futbolli. Kompleksi përmban një kuzhinë, zyra dhe salla konferencash dhe një sipërfaqe të madhe me pemë dhe bimë.

Dera e strehës do të jetë prej metali dhe e mbushur me beton. Mes krizave të ndryshme globale, Mark Zuckerberg, i cili sipas Forbes ka një pasuri neto prej 118 miliardë dollarësh, duket se po bëhet gati për skenarin më të keq.

Mark Zuckerberg bleu një ishull dhe po ndërton një shtëpi

Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, shpenzuan 170 milionë dollarë për blerjen e tokës, si dhe 100 milionë dollarë për kostot e ndërtimit.

 
Burimi: La Repubblica