Muzika

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari grek Vasilis Karras

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2023

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari grek

Këngëtari i njohur grek, Vasilis Karras, është ndarë nga jeta, për shkak të sëmundjes së kancerit. Karras është ndër emrat më të njohur të muzikës greke.

Vasilis lindi më 12 nëntor 1953. Në vitin 1980 ai publikoi albumim e tij të parë “Alismonites Ores”, që i dha dhe famën dhe suksesin. Prej këtij albumi, Karras ia dedikoi jetën muzikës folk greke.

Vasilis është vlerësuar si legjendë e muzikës greke më rrymën folk. Ai ka tejkaluar kufijtë e Greqisë, duke kënduar në SHBA, Gjermani, Kanada, Australi etj.

Ndër këngët më të famshme të tij janë: "Den Pao Pouthena", "Nychta Kselogiastra", "Erhomai" dhe "Gia Afto Stasou".