
Modelja ruse Irina Shayk tashmë e ka konfirmuar se është e lidhur me aktorin e njohur Bradley Cooper me të cilin është parë të shkëmbejë puthje në Londër, New York etj.
Por, para se ajo të ishte e njohur e të pushtonte pasarelat e markave më prestigjoze Irina ka patur një jetë të vështirë duke u rritur në një familje të varfër. Ajo ka lindur në qytetin e vogël të Yemanzhelinsk dhe tallej nga shokët e klasës që i thonin se kishte këmbë si shkopinj. Babai i saj ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.
Modelja është rritur duke u ushqyer me patate dhe bukë dhe është detyruar të punojë për 20 ditë në një spital kur ishte adoleshente, për të blerë një palë taka të cilat familja e saj nuk i përballonte dot.
Disa burime që kanë preferuar të mbeten anonim kanë thënë se 29-vjeçarja ka arritur të shkojë në Moskë nëpërmjet një lidhjeje të fshehtë që kishte me një biznesmen shumë më të madh se vetja. Më pas modelja u shkëput nga ai, por ky fakt nuk është i konfirmuar.
Asaj i është refuzuar viza amerikane për një vit duke fajësuar mbiemrin e saj origjinal, Yemanzhelinsk , i cili tregon se ka rrënjë muslimane. Tani Irina Shayk është një modele e njohur botërisht dhe që e kanë zili për suksesin dhe yllin e famshëm me të cilin ajo është lidhur, Bradley Cooper.
Burimi: Daily Mail#showbiz