Celebrity

Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste duart që të mos konsumonte drogë

Shkruar nga Anabel

25 Dhjetor 2023

Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste
Getty


Në një intervistë për The UK Sun, ish-e dashura e Matthew Perry, Kayti Edwards, thotë se ylli i ndjerë ngjiti duart me ngjitës te gjunjët e tij, si një mënyrë dëshpëruese që të mos konsumonte më substanca narkotike.

Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste
 
Edwards, 47 vjeç, ishte e dashura e Perry në vitin 2006, pasi e takoi në mbledhjet e “Alcoholics Anonymous”. Ata mbetën miq të mirë dhe pas ndarjes dhe në vitin 2011, ajo ishte edhe asistentja e aktorit të “Friends”.

Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste

Ajo kujtoi se e vizitoi aktorin ndërsa ishte në periudhën më të errët të varësisë së tij. “Isha te shtëpia e tij në Hollywood Hills. Ai ishte keq. Kishte qenë duke konsumuar koktej substancash gjithë natën, me shumë gjasa crack, kokainë dhe të tjera substance”, u shpreh ajo, duke vijuar: “E gjeta Matthew në divan, me duart që i kishte ngjitur te këmbët. Ishte shumë e trishtë. Përdora heqës manikyri dhe vaj ulliri për t’i çliriuar duart e tij”.
 
Edëards tha se pasojat ishin të tmerrshme. “Po i shkuleshin qimet nga këmbët dhe kishte shenja të kuqe, të cilat mbeteshin pas. Ishte e frikshme”.

Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste
 
Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për varësinë e Matthew Perry. Në një intervistë të vitit 2020, Edwards pretendoi aktori e përdori që ajo t’i merrte kokainë, heroinë dhe crack, ndërsa ishte shtatzënë. “Isha 5 muajshe shtatzënë kur shkoja për të marrë gjëra për të. Ai thoshte: “Askush nuk do e ndalojë një vajzë shtatzënë, mos u shqetëso”, u shpreh ajo.
 
Megjithëse, Kayti nuk iu referua periudhës kur e takoi aktorin. Jennifer Aniston, kolegia dhe mikja e aktorit, u shpreh se pak orë para se aktori të ndërronte jetë, ata kishin shkëmbyer mesazhe. “Ai ishte i lumtur, ishte i shëndetshëm. Kishte lënë duhanin dhe po kthehej në formë. Ishte i lumtur, kaq di”, u shpreh Jen, duke shtuar: “Po shkëmbeja mesazhe me të atë mëngjes. Ai s’po ndiente dhimbje, nuk kishte probleme. Ai ishte i lumtur”, theksoi aktorja.

Ish-e dashura e Matthew Perry thotë se aktori u detyrua të ngjiste

Më tej vijoi: “Dua që njerëzit të dinë se ishte i shëndetshëm dhe po bëhej edhe më i shëndetshëm. Ai po punonte shumë. Më mungon shumë. Të gjithëve na mungon. O Zot, sa për të qeshur na ka bërë”.
 
Perry ndërroi jetë më 28 tetor në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, në Los Angeles.

Artikuj të sugjeruar: