Të paktën kështu mendojnë kritikët e modës dhe admiruesit e stilit të saj: Emily Ratajkowski ka praktikisht koleksionin më të mirë të palltove të dimrit. Mjafton edhe një dalje e vetme e modeles në rrugë, duke shëtitur qenin apo me një kafe në dorë, që stili i saj i pagabueshëm të bëhet objekt i vëmendjes për trendet e fundit të veshjeve.
Ndoshta, edhe për faktin se jemi në ditë me temperatura të ftohta, duket se çdo look i saj mbulohet nga një pallto e gjatë dhe e lezetshme. Le t’i zbërthejmë bashkë se për cilat bëhet fjalë:
Pak ditë më parë, modelja u pa duke shëtitur qenin e veshur me një pallto lëkure të zezë, me jakë pellushi dhe një rrip në mes. Dukej sikur kjo zgjedhje “ulërinte” në heshtje luksin e saj! Ajo e kombinoi pallton me një pulovër të zezë, pantallona kadife në ngjyrë kafe dhe një palë çizme të kuqe lëkure me motive gjarpri.
Një tjetër pallto e zgjedhur nga supermodelja, është e zezë, e gjatë, me pellushin që mbulon pjesën e jakës dhe kyçet e dorës. Emily e kombinoi me pantallona të zeza, çizme me majë dhe syze dielli për një look super chic.
Së fundmi, modelja u fotografua me një kafe në dorë, teksa shëtiste në New York, por sytë e të gjithëve mbetën te palltoja. Me kuadrate, pellush të bardhë në pjesën fundore, zgjedhja e modeles erdhi bashkë me pantallonat dhe atletet e zeza.
Një pallto e tillë mund të ishte ideale për një mbrëmje ose festë, por Emily zgjodhi ta bënte pjesë të përditshmërisë dhe duket kaq yll!
Burimi: Marie Claire