Bryan Tanaka konfirmoi se lidhja e tij shtatëvjeçare me Mariah Carey-n ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht përmes një deklarate në Instagram.
View this post on Instagram
“Të dashur miq dhe fansa, me emocione të përziera, unë dua të ndaj me ju një përditësim në lidhje me ndarjen miqësore nga Mariah Carey, pas shtatë vitesh të jashtëzakonshme së bashku. Vendimi ynë për të nisur rrugë të ndryshme është i ndërsjellë dhe ndërsa nisim këto udhëtime të ndara, ne e bëjmë këtë me respekt të thellë, me ndjenjën e mirënjohjes për kohën e paçmuar që kemi ndarë. Kujtimet që kemi krijuar dhe bashkëpunimet artistike janë gdhendur në zemrën time përgjithmonë,” shkruan ai në postim.
“Përkushtimi i Mariah-s ndaj familjes, profesionit na kanë frymëzuar gjatë udhëtimit tonë të përbashkët. Unë dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah-n dhe fëmijët e saj të jashtëzakonshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve e kanë pasuruar jetën time në një mënyrë që fjalët nuk mund t’i shpjegojnë dot,” shtoi Tanaka, teksa kërkon privatësi, respekt dhe mirëkuptim për këtë periudhë delikate në jetën e tij.
View this post on Instagram
Vetë këngëtarja nuk ka reaguar pas postimit të ish-it, as nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për ndarjen. Mariah vazhdon të shijojë suksesin e hitit “All i want for Christmas is you”, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave në Spotify, si dhe kthimin e këngës në vend të parë në Billboard Hot 100.
Page Six dha lajmin për ndarjen e çiftit javën e kaluar, duke cituar një burim që tha se Tanaka dëshironte të kishte fëmijë, ndërsa kjo gjë nuk është në planet e këngëtares. Mariah ka dy fëmijë, binjakët 12-vjeçarë që kanë ardhur në jetë nga lidhja me ish-in Nick Cannon.