TV Mania

Më në fund u konfirmua! Ledion Liço do të jetë prezantuesi i “BBVA 3”

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2023

Më në fund u konfirmua! Ledion Liço do të jetë

Para disa kohësh ju kemi thënë se Arbana mund të mos jetë prezantuesja e edicionit të radhës së “BBVA 3” dhe është e vërtetë. Në spotin e ri të publikuar në rrjetet sociale të “BBVA” konfirmohet se moderatori do të jetë Ledion Liço, ashtu siç është përfolur prej kohësh. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Edicioni i tretë i “BBVA” do të nisë më 13 janar dhe ndonëse janë përfolur shumë personazhë, ende nuk dihen konkurrentët për çmimin e madh. Ndërkohë, moderimi i reality show-t ka ndezur një sërë thashethemesh dhe dilemash, deri ditën e sotme, kur u komunikua prezantuesi.
 
Sa i përket arsyes pse Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e spektaklit, nuk dihet, megjithëse më parë, burime për Anabel kanë bërë me dije se për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar, ajo nuk do të jetë prezantuese e këtij edicioni.
 
Ledioni, nga ana tjetër, ka qenë prezantuesi i “Big Brother 8” me persona të thjeshtë dhe të panjohur për publikun.