
Ben Affleck u shfaq në publik dhe njerëzit sërish u përqendruar te fytyra e tij e mërzitur, sidomos pasi panë se aktori kishte një detyrë të rëndësishme: T’i bënte foton perfekte gruas së tij, Jennifer Lopez.

Në foto, shihet se çifti po bënte një debat të zjarrtë, me shumë gjasa rreth këndit, dritës dhe pozës perfekte, ndërsa Ben dukej më i mërzitur dhe nxehur pas çdo fjale. Ai ngriti duart në ajër, preku flokët i stresuar dhe s’i qeshi buza ndërkohë që e shoqja pozonte. Krejt papritur, ai e mori më seriozisht detyrën dhe besojmë se ia doli.


Gjithsesi, s’mund t’i vëmë faj Jennifer që donte foto, pasi dukej një yll, e veshur me një fund maxi dhe crop top.

Dheee pastaj u pajtuan:



Që partneri juaj të mos përfundojë si Ben Affleck, ja ku i keni ca këshilla si ta “trajnoni” që t’ju bëjë super foto:
1. Mos u stresoni
Ndodh dhe ju nuk keni ç'bëni. Nëse stresoheni, nuk do ta bëni dot hapin e radhës.
2. Mos i bërtisni
Kush do të dojë t'ju bëjë foto nëse ju bërtisni apo shfryni? Ja, ta themi ne! ASKUSH!
3. Tregojini foton që doni të rikrijoni
Ai s'ju lexon mendjen, ndaj jini të qarta dhe tregojini paraprakisht foton.
4. Vendoseni vetë këndin
Është kaq e thjeshtë. Pastroni kamerën, vendoseni në këndin që doni dhe thjesht ndërroni vendin me partnerin.
5. Bëjeni foton në selfie mode
Roli i partnerit? Thjesht do të mbajë telefonin, ju do të pozoni dhe ai do e shtypë butonin. Kaq.
6. Praktikoni!
Praktika ju çon te perfeksioni.
7. Bëjini foto edhe atij
Nëse ju pëlqen një vend i caktuar, me siguri i pëlqen edhe atij dhe do të donte ta kishte një kujtim të bukur. Për më tepër, do t'ju jetë mirënjohës, që do të thotë më shumë durim dhe foto për ju.