Celebrity

Joe Jonas në një lidhje të re?

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2024

Joe Jonas në një lidhje të re? 
Joe Jonas është fotografuar me modelen Stormi Bree në aeroportin “Cabo San Lucas”, Meksikë, duke ndezur kështu thashethemet për një lidhje të re, ndërkohë që pret të divorcohet nga ish-bashkëshortja, Sophie Turner.

Joe Jonas në një lidhje të re?

Ata u fotografuan në të njëjtin aeroport, ndërsa është e paqartë nëse ishin në të njëjtin udhëtim. Të dy ishin veshur casual.

Joe dhe Sophie janë prindër të dy vajzave, Willa dhe Delphine. Ata u ndanë në vitin 2023, duke surprizuar njerëzit.

Joe Jonas në një lidhje të re?

“Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t'i japim fund martesës sonë”, thuhet në deklaratë. "Ka shumë narrativa spekulative se pse, por, me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë", u shprehën ata në një deklaratë të përbashkët në Instagram.

Joe Jonas në një lidhje të re?

Turner është lidhur me Peregrine Pearson dhe sipas burimeve, është shumë e lumtur me të.

Artikuj të sugjeruar: