Make-Up

Nga buzëkuqi te blush-i: Kjo është ngjyra IN për këtë sezon

Shkruar nga Anabel

6 Janar 2024

Nga buzëkuqi te blush-i: Kjo është ngjyra IN për

Nga të gjitha ngjyrat protagoniste në botën e grimit, e kuqja ka një vend të veçantë. Kjo nuancë, e cila shpesh lidhet me dashurinë, sensualiterin dhe feminitetin është mbajtur në buzë, faqe dhe thonjtë e grave për shekuj me radhë.

Ndërsa kjo ngjyrë me siguri nuk është zhdukur nga industria e bukurisë, tendencat e fundit janë anuar më shumë drejt grimit minimal, lëkurës së pastër dhe buzëve me tone natyrale. Mjafton të kujtoni daljet publike të Pamela Anderson me fytyrë të freskët dhe pa asnjë pikë make up-i. Por, me nisjen e vitit 2024, e kuqja ka bërë një rikthim të papritur.

Nga buzëkuqi te blush-i: Kjo është ngjyra IN për

Ja për shembull, në ndeshjen mes skuadrave të basketbollit Lakers - Heat në Los Angeles, të famshmit u shfaqën me grim të kuq vezullues, nga manikyri i thellë i kuq i Selena Gomez deri te buzëkuqi i Tracee Ellis Ross.

Nga buzëkuqi te blush-i: Kjo është ngjyra IN për

Olivia Culpo gjithashtu është shfaqur në një fushatë reklamash tërësisht me të kuqe nga veshja te buzëkuqi, pa harruar Megan Fox që bëri flokët në ngjyrë të kuqe të ndezur.

Nga buzëkuqi te blush-i: Kjo është ngjyra IN për

Nga buzëkuqi te blush-i: Kjo është ngjyra IN për

Markat luksoze të bukurisë e kanë nisur vitin 2024 me një përzgjedhje të produkteve të kuqe, nga buzëkuqet te blush-i për mollëzat, shkëlqyesit, etj. Nëse jeni gati për të zgjedhur ngjyrën më vibrante të këtij sezoni, ky është momenti juaj!


Burimi: Marie Claire