Celebrity

J.Lo thotë se Ben Affleck është i lumtur, pavarësisht se ç'tregon mimika e tij

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2024

J.Lo thotë se Ben Affleck është i lumtur, pavarësisht se
Getty

Jennifer Lopez i ka parë meme-t nëpër internet dhe këmbëngul se i shoqi, Ben Affleck, është i lumtur, pavarësisht se duket sikur ka kaluar vitin më të keq të jetës.

J.Lo thotë se Ben Affleck është i lumtur, pavarësisht se
Getty

Ben dhe Jen u shfaqën në Golden Globe dhe J.Lo, pasi foli për filmin dhe albumin që pritet të publikohen këtë vit, tregoi edhe pak për aktorin, i cili sa herë që fotografohet, është me vetulla të ngrysura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

“Ben është mirë. Nuk duhet të shqetësoheni për të. Ai është mirë, është i lumtur”, theksoi ajo, edhe pse fytyra e tij sikur nuk kordinohet shumë me fjalët e së shoqes. Gjithsesi, ai mbase ka një “rest face” (fytyrë që natyrshëm duket si e mërzitur/me nerva) dhe kaq.

J.Lo thotë se Ben Affleck është i lumtur, pavarësisht se

Dyshja u martua në vitin 2022, duke e ringjallur romancën e tyre. Këtë herë, për Ben ishte një rikthim në eventin e Golden Globe, në të cilin ai ishte shfaqur për herë të fundit në vitin 2017. Sa i përket J.Lo, dalja e fundit në tapetin e kuq të ceremonisë ishte në vitin 2020, krah ish-të fejuarit, Alex Rodriguez.

Artikuj të sugjeruar: