Femijë

Nëse doni të rrisni fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm, mësojini si të zemërohen

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2024

Asnjë prind nuk do që fëmija i tij/saj të ndihet i/e zemëruar! Por, në vend që të keni frikë nga kjo situatë, zemërimi dhe trajtimi i kësaj gjendjeje te fëmijët i ndihmon shumë ata sesi të menaxhojnë emocionet në të ardhmen.

Shpërthimi i zemërimit është shpesh i pashmangshëm, thotë Jazmine McCoy, një psikologe klinike në Atlanta. Qëllimi juaj si prind nuk duhet të jetë ta shmangni ose ta shtypni zemërimim me çdo kusht. Në vend të kësaj, Jazmine thotë për CNBC se: “Qëllimi është të rritësh një fëmijë që di të trajtojë zemërimin e tij/saj në një mënyrë të shëndetshme."

Nëse doni të rrisni fëmijë të lumtur dhe të

Të mësuarit me menaxhimin e emocioneve në mënyrë efektive, mund t'i ndihmojë fëmijët të jenë më elastikë, të përmirësojnë vëmendjen dhe të nxisin aftësitë njohëse, tregon hulumtimi. Këto tipare janë gjëra kyçe për suksesin dhe mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve tuaj.

Për prindërit, mënyra se si flisni për zemërimin, veçanërisht kur i përgjigjeni një shpërthimi të befasishëm është çelësi për të mësuar fëmijën sesi ta trajtojë siç duhet atë emocion. Zemërimi është një emocion që jep një mesazh. Kjo ndjesi vjen për të dhënë një sinjal të rëndësishëm, ndaj i duhet kushtuar vëmendje.

Ja katër hapat që duhen ndjekur për të trajtuar zemërimin te fëmijët:

-Vendosni kufij të qartë

Fëmijët duhet të ndjehen të dëgjuar dhe kuptuar, veçanërisht nga prindërit e tyre. Ata duhet të dinë se emocionet e forta dhe negative janë normale dhe se prindërit janë aty për t’i ndihmuar dhe respektuar ndjenjat e tyre.

-Njihni emocionet e fëmijës suaj

Pranimi i zemërimit të fëmijës mund t'i ndihmojë ata t'i shprehin emocionet e forta që po ndjejnë. Ky është një hap i rëndësishëm që i çon në menaxhimin e pavarur të ndjenjave në të ardhmen.

-Mundohuni të qetësoni gjërat

Të mësoni fëmijën të marrë frymë thellë kur është i/e mërzitur është një mënyrë efektive për të zbutur shpërthimet e zemërimit. Psikologët thonë se ka një truk për ta përdorur në mënyrë efektive në rastet e zemërimit: Bëni frymëmarrje të thella për fëmijën dhe veten.

-Mos iu përgjigj zemërimit me më shumë zemërim

Sado zhgënjyese të jetë të shikosh vogëlushin/en tënde të shpërthejë papritur nga zemërimi, ju si prindër duhet t’i kujtoni vetes se ata janë shumë të vegjël për të rregulluar ndjenjat e forta. Të bërtiturat ndaj fëmijëve mund të kenë efekte negative në vetëvlerësimin dhe zhvillimin e tyre emocional.