Kreativiteti tek thonjtë nuk zhgënjen asnjëherë, ndaj çdo vit sjell risi dhe trende që vajzat i ndjekin më shumë dëshirë. Mes TikTok dhe Instagram, trendet po lëvizin me hapa të shpejtë dhe ndryshojnë çdo ditë. Kur përfshihen edhe personazhet publikë, trendet janë aty për të mos u larguar për disa muaj. Ekspertët e stilimit të thonjve kanë nxjerrë një listë me stilet që do pushtojnë 2024-ën.
Thonjtë me xixa ose ngjyra metalike: I ardhur nga vitet 2000, ky stil nuk ka ndërmend të largohet këtë vit.
Eleganca: Këtu hyjnë të gjitha ngjyrat natyrale dhe klasike që nuk ka gjasa të zhduken shpejt nga lista e ideve.
Thonjtë koketë: Kjo kategori përfshin aksesorët 3D të vendosur mbi thonjtë tuaj, por janë fine. Sërish trend.
Thonjët me motive të galaktikës: Nëse do të kesh copëza të universit dhe ngjyrave të tij në dorë, kjo duhet të jetë zgjedhja jote.
French: Klasik dhe të pavdekshëm, por këtë herë me një prekje moderne që përfshin lojën me ngjyra.
Efekti Chrome: Për të nuk ka nevojë as për koment. Vitin që shkoi, Hailey Bieber e bëri viral në rrjete sociale.