Social Buzz

Historia emocionuese: E reja dhuron €25 milionë të trashëguara nga gjyshja për ata që kanë nevojë

Shkruar nga Anabel

12 Janar 2024

Historia emocionuese: E reja dhuron €25 milionë të

Marlene Engelhorn, një e re që duket se nuk do të përfitojë asnjë qindarkë nga një pasuri për të cilën nuk ka punuar asnjë ditë, po bëhet lajm në mediat botërore. 31-vjeçarja ka trashëguar prej gjyshes së saj një trashëgimi prej 25 milionë eurosh që ka vendosur t’i rishpërndajë për sa kohë që shteti nuk e bën dot këtë gjë dhe për më tepër këto para nuk tatohen. 

“Unë i kam këto para sepse qeveria nuk ka bërë detyrën e saj që pasuria të shpërndahet në shoqëri në mënyrë të tillë që të mos përfundojë në mënyrë të padrejtë në duart e mia. E kjo, vetëm se jam në këtë botë, kam një mbiemër dhe vij nga një familje e veçantë me goxha pasuri,” u shpreh Marlene që jeton në Austri.

Familja Engelhorn është e njohur për pasurinë marramendëse dhe zotërimin e aksioneve të gjigantit farmaceutik BASF, por krahas mirëqenies financiare, e reja është prej vitesh në një “luftë” me qeverinë austriake si aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e sistemit tatimor në Austri.

Ajo ka vendosur që të krijojë një Këshill Qytetar që do të merret me ndarjen e fondeve, sipas Euronews. "Unë kam trashëguar një pasuri dhe për rrjedhojë pushtet, pa bërë asgjë për të," tha ajo.

Në vitin 2008, Austria eliminoi taksën e trashëgimisë, duke u bërë kështu një nga vendet e pakta europiane pa një taksë të tillë.

“Shumë njerëz luftojnë për të përballuar jetesën me një punë me kohë të plotë dhe për të paguar taksat për çdo euro që fitojnë nga puna. Unë e shoh këtë si një dështim të politikës dhe nëse politika dështon, atëherë qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre,” thotë e reja, që ka vendosur të dhurojë pasurinë e trashëguar nga gjyshja e saj.

 

Burimi: The Independent