Femijë

4-vjeçarja vendos rekord botëror duke ngjitur malin e Everestit

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2024

4-vjeçarja vendos rekord botëror duke ngjitur malin e Everestit

Ajo nuk ishte e vetme në këtë udhëtim kaq të pazakontë në dukje për një fëmijë të vogël, por Zara arriti të mposhtë çdo vështirësi për t’u ngjitur në bazën e malit Everest. Bashkë me të atin dhe vëllain shtatëvjeçar, vogëlushja arriti që të finalizonte aventurën duke u bërë kështu personi më i ri në moshë që ngjit Everestin.

Kjo ishte një aventurë jo pak sfiduese prej 273 kilometrash dhe në lartësinë mbi pesë mijë metra. Babai i saj, David Sifra, u sigurua që gjatë udhëtimit të kontrollonte vazhdimisht furnizimin e gjakut me oksigjen të fëmijëve të tij.

4-vjeçarja vendos rekord botëror duke ngjitur malin e Everestit

Në fotot e publikuara, duket Zara që ecën pranë të vëllait bashkë me pamjet mahnitëse të Himalajeve.

“Nuk kishte asnjë problem gjatë ecjes. Zara, falë gjendjes së mirë fizike, ia doli të tejkalonte aventurierë të tjerë. Si është e mundur që një vajzë 4-vjeçare ta përballojë fizikisht dhe mendërisht diçka si kjo?” tha babai i saj.

Ai u shpreh se Zara e ka kaluar fëmijërinë në Malajzi, ndaj stil i jetesës dhe terreni duket se e kanë ndihmuar atë që të përgatitet për të realizuar ngjitjen sfiduese dhe të thyejë rekordin botëror.

4-vjeçarja vendos rekord botëror duke ngjitur malin e Everestit

Rekordi i mëparshëm për personin më të ri që kishte arritur në bazën e malit Everest mbahej nga Prisha Lokesh Nikajoo që ishte vetëm 5 vjeçe kur ia doli të ngjitej, në vitin 2023.

Pavarësisht moshës, ngjitja për në Everest apo edhe në bazën e tij është shumë e lodhshme për trupin dhe mund të shkaktojë sëmundje të rënda për shkak të lartësisë së madhe.

Simptomat shfaqen 6-24 orë pas ngjitjes në një terren prej më shumë se 3,000 metra lartësi mbi nivelin e detit.