Celebrity

Ian Somerhalder flet për jetën në fermë larg Hollywood-it

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2024

Ian Somerhalder flet për jetën në fermë larg Hollywood-it

Ian Somerhalder shprehet se nuk ka asnjë pendesë për largimin nga shkëlqimi i Hollywood për të jetuar në një fermë me familjen e tij.

Ylli i “Vampire Diaries” ka treguar se bashkë me gruan, Nikki Reed, gjithashtu aktore, thjesht mblodhën plaçkat dhe u zhvendosën në një fermë jashtë Los Angeles bashkë me fëmijët.

Ian Somerhalder flet për jetën në fermë larg Hollywood-it

“Unë e doja shumë atë që bëja, për shumë kohë”, tha Somerhalder për E! News. “Por nuk më mungon asgjë nga ajo kohë. Më pëlqen të bëj filma, por e bëra shumë kohë dhe për aq sa zgjati ishte bukur”.

Bashkëshortja e tij gjithashtu foli për këtë temë gjatë premierës së dokumetarit të tyre, ku pranoi se natyra i ofron qetësi. “Është bukur kur sheh çfarë po ndodh me fëmijët, kur merr pjesë në rritjen e ushqimit që përgatit për ta, dhe kur e sheh vërtet nga vjen ajo që hamë”, tha më tej aktorja e “Twilight”.

Ian Somerhalder flet për jetën në fermë larg Hollywood-it

Çifti kanë realizuar së fundmi një dokumentar ku flitet për mjedisin dhe të dy janë producentë ekzekutivë në realizimin e tij.

Dy aktorët nisën lidhjen në vitin 2014 dhe u martuan një vit më vonë. Ata kanë një vajzë 6 vjeç dhe një djalë, ardhjen në jetë të së cilit e njoftuan në korrik të 2023-shit.

Ian Somerhalder flet për jetën në fermë larg Hollywood-it

As Reed e as Somerhalder nuk kanë ndërmend t’i kthehen aktrimit. Pavarësisht se e mbajnë jetën e tyre larg kamerave, herë pas here publikojnë foto nga ferma me kafshët që po rrisin dhe të tjera shkrepje familjare me fëmijët.

Ian Somerhalder flet për jetën në fermë larg Hollywood-it