Flokët

Guida për të zgjedhur shampon e duhur për flokët e tu (pavarësisht problematikës)

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2024

Guida për të zgjedhur shampon e duhur për flokët e tu

Për të pasur flokë të bukur të duhet të zgjedhësh shampon që të përshatet me problematikat më të shpeshta që keni. Thelbi i larësit të duhur është pastrimi, por edhe dhënia e shkëlqimit duke i mbajtur të butë majat e flokut dhe gjatësinë në tërësi.

Ki parasysh që aplikimi i shampos do kujdes të shtuar edhe vetë si proces. Thënë kjo, ka rëndësi të masazhosh skalpin me delikatesë për të hequr të gjitha papastërtitë e mbledhura.

Shampo më e mirë për flokë të drejtë: Duhet të ketë një formulë delikate që është e përshatshme për larje floku të shpeshtë pa e dëmtuar skalpin. Nëse majat e flokut i ke të thatë, përdor serum vetëm në atë pjesë.

Guida për të zgjedhur shampon e duhur për flokët e tu

Shampo më e mirë për flokë kaçurrela: Ty të duhet hidratim dhe detergjenti më i përshtatshëm duhet të ketë në përmbajtje përbërës aktivë që shtojnë elasticitetin dhe i japin butësi flokut, por duhet ta bëjë të lehtë edhe stilimin. Floku me onde duhet larë vetëm një herë në javë që të ruhet floku nga ndryshimi i strukturës.

Guida për të zgjedhur shampon e duhur për flokët e tu

Shampo më e mirë për flokë biondë: Që të ruash ngjyrën duhet të përdorësh një shampo që ka pigment lejla. Përdor doreza gjatë larjes për të mos lënë njolla në duar.

Guida për të zgjedhur shampon e duhur për flokët e tu

Shampo më e mirë për flokë të yndyrshëm: Në këtë rast produkti që zgjedh duhet të ketë përmbajtje detoksifikuese që të largohet yndyra. Ki parasysh përdorimin e scrub-it për skalpin.

Guida për të zgjedhur shampon e duhur për flokët e tu

Shampo më e mirë për flokë të hollë: Ty të mungon volumi ndaj një zgjidhje do ishte të përdorësh shampo të thatë për të nxitur volumin. Jo më shumë se dy herë në javë.