Make-Up

Si t’i transformoni mollëzat me grimin e ri ‘glazed blush’

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2024

Si t’i transformoni mollëzat me grimin e ri ‘glazed

Buzët duket se kanë “vjedhur” gjithë vëmendjen e trendeve kohët e fundit. Ngjyrat, efekti shkëlqyes, vajrat janë vetëm disa nga detajet që i transformojnë buzët, por tani është një tjetër moment që ka marrë vëmendjen: quhet “glazed blush” dhe profesionistët e konsiderojnë si skuqjen e mollëzave që i jep më shumë shkëlqim fytyrës suaj!

Disa nga artistët më të njohur të grimit në TikTok kanë prezantuar tendencën e re që me siguri do e shihni kudo gjatë 2024-ës! "Unë mendoj se do të shohim tekstura të blush-it më të buta dhe më të shkëlqyeshme, kjo për t’i dhënë portretit një pamje më të hidratuar,” thotë grimierja Diane Buzzetta për Glamour.

Ashtu si thonjtë morën vëmendje pas efektit shkëlqyes që u bë dominues muajt e fundit, edhe trendet e dedikuara për mollëzat kanë mbi gjithçka, shtresën e sipërme plot shkëlqim. Nuancat? Rozë, pjeshkë, e kuqe e lehtë do të jenë goxha dominuese.

@charbarker I’ve just found the PERFECT blush for glass skin. @espressoh Glassy Blush is that girl. Obsessed is an understatement. ???? #Glassy #espressoh ? original sound - Char Barker

Si të krijoni një efekt me shkëlqim për mollëzat?

E bukura e trendit është se ju mund të përdorni një blush për mollëza sipas dëshirës, në formë kremi ose të lëngshëm. Sekreti qëndron te shkëlqimi i theksuar, që duhet të vijë në mënyrë natyrale dhe jo i sajuar. Mund të përdorni gishtin për ta përhapur ose furçën e dedikuar për mollëzat.

@cescavie Glazed blush part 3! This time in the shade Spicy. So far, Chilly and Spicy are my faves for this blush hack. #glazedblush #dewycheeks #dewblushhack #rhodepeptideglazingfluid ? Woop Baby - Letherette

Si ta aplikoni këtë trend?

Sa i përket vendit ku duhet ta aplikoni, ky efekt ngjan si një përskuqje kukullash për mollëzat e gocave gjatë 2024-ës.

Por, kujdes! Për më shumë efekt, ju mund ta përhapni blush-in edhe sipër mollëzave, gati afër syve. Kjo i jep edhe më shumë shkëlqim portretit tuaj!