Celebrity Style

Rihanna na provoi edhe një herë se çdo gjë që vesh i përshtatet fiks

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2024

Rihanna na provoi edhe një herë se çdo gjë që vesh i
Getty

E di atë shprehjen: “Është e shëmtuar derisa e vesh Rihanna?”. Epo, këngëtarja dhe themeluesja e “Fenty” na e provoi edhe një herë se shprehja është mëse e vërtetë. Ajo u shfaq në sfilatën e Dior mahnitëse dhe me një kombinim që veç ajo mund ta veshë!

Rihanna na provoi edhe një herë se çdo gjë që vesh i
Getty

Rihanna veshi një fund maxi, një xhaketë oversize dhe një kapele bejsbolli…Domethënë, po t’i marrësh veç e veç elementet, ndoshta nuk bëhen bashkë, por Riri pa vizionin në këtë veshje, e provoi dhe dukej yll!

Rihanna na provoi edhe një herë se çdo gjë që vesh i
Getty

Ajo e plotësoi veshjen me një palë doreza lëkure dhe taka të bardha. Sigurisht, edhe me diamantë.

Rikutojmë që ka nisur Java e Modës në Paris dhe të gjitha sytë janë atje! Markat prestigjoze të modës janë duke treguar koleksionet e tyre, ndërsa V.I.P-at po na mahnisin me veshjet dhe look-et e tyre.

Artikuj të sugjeruar: