Dieta

Nëse pi këtë çaj bimor (rregullisht) mund të kesh barkun e sheshtë që ëndërron

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2024

Nëse pi këtë çaj bimor (rregullisht) mund të kesh

E vetmja mënyrë sesi mund të kesh barkun e sheshtë që ke ëndërruar është regjimi i mirë ushqimor, aktiviteti fizik dhe një dietë me defiçit kalorish.

Këtë e kanë thënë studuesit, mjekët dhe trajnuesit profesionistë dhe tashmë është e vërtetuar, por mund t’i japësh edhe një shtysë të vogël trupit nëse ke filluar me zbatimin e një regjimi të rregullt ushqimor. E pyetur nga Vogue, nutricionistja Cristina Troncoso ka dhënë detaje pikërisht për këtë temë, duke listuar dhe të mirat që vijnë nga pirja e rregullt e çajit në fjalë.

Nëse pi këtë çaj bimor (rregullisht) mund të kesh

Çaji i koprës është pikërisht lëngu që duhet t’i shtosh dietës tënde rregullisht për të ndihmuar procesin. Sipas nutricionistëve, kopra ka aftësinë të çlirojë trupin nga lëngjet e tepërta dhe uji. Çaji i kësaj bime ka aftësinë të heqë ndjesinë e lodhjes dhe enjtjes së këmbëve,

Roli si lëng detoksi është gjithashtu i rëndësishëm në heqjen e toksinave përmes urinimit.

Për më tepër, kopra ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe për gratë kontribuon në qetësimin e dhimbjeve para-menstruale, pasi ka aftësi anti-inflamatore që bëjnë qetësimin natyral të trupit.

Për më tepër, me çajin e koprës mund të ndihmoni veten në rast ankthi dhe stresi.