TV Mania

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj Rozës

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2024

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj

Roza dhe Ledjona janë përfshirë në një debat të tepruar dhe të pavend. Roza aludoi se Ledjona e ka lindur vajzën pa dashuri dhe gazetarja është përballur me moderatoren.

Një pjesë nga biseda e tyre:

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.

Roza: A je me personin që e ke bërë?

Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?

Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.
 
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
 
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)


Nga ky moment, ato kanë vijuar me përplasje e tyre, ndërsa komentuesit në rrjet kanë shprehur irritimin e tyre mbi aludimin dhe thënien e Rozës, pasi një fëmijë mund të lindë me dashuri, prindërit të divorcohen dhe fëmija të jetë sërish i rrethuar me dashuri, pasi marrëdhëniet e të rriturve nuk duhet të ndikojnë tek të vegjlit.

Shumica e komentuesve nënkuptojnë se është e pabesueshme që një grua thotë diçka të tillë për një grua tjetër:

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj

Të tjerë mendojnë se Roza e ka tepruar me fjalët e thëna:

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj

Të tjerë nënkuptojnë se Roza po tregohet e cekët dhe janë të zhgënjyer prej saj:

Pas debatit me Ledjonën, njerëzit shpërthejnë ndaj

Shënim: Komentet nëpër video janë të shumta dhe ofenduese, ndaj kemi shkëputur disa nga postimi i Anabel dhe shprehje pa fyerje nga llogaria e "BBVA 3" në Instagram.

Ky edicion i tretë i "BBVA 3" ka protagonist sherret mes vajzave, të cilat duket se nuk njohin kufij, me arsyet e debateve dhe me shprehjet e tyre. Tone që shpërthejnë dhe fjalë që thuhen pa menduar kanë dominuar jo vetëm feed-in e Instagram-it të "BBVA 3", por është kthyer edhe në një ndër tematikat kryesore që diskutohet në çdo prime.

Për këtë, na vjen vërtet keq, pasi lufta, qartazi po bëhet brenda gjinisë. Vajzat dhe gratë po përdorin çdo formë dhe mënyrë për të denigruan njëra-tjetrën, duke nisur që nga fjalët e atyre brenda e deri te komentet e atyre jashtë. Nuk ka asnjë arsye pse gratë t'i shpallin luftë njëra-tjetrës, për më tepër të shkojnë në të tilla çështje të tepruara që cenojnë jetë private dhe fëmijë.

Urojmë që të bëjmë më mirë dhe të jemi më të mira, për veten dhe për njëra-tjetrën, pasi situata nuk është aspak premtuese. Duhet një debat i tillë banal, që gratë në shtëpi dhe në komente të shpërthejnë në fjalë krejt të pavenda.

Pamja e jashtme, rolet e grave në shoqëri, qëndrimi si "lac" ose shprehja "mëso të sillesh si gocë", por edhe fyerjet nëpër komente nuk duhet të gjejnë vend në debatet e vajzave, sepse është e tepërt dhe s'është aspak argument. Në një botë ku gratë po bëjnë gjithçka që të çlirohen nga të tillë zinxhirë, nuk mund të bëjmë hapa mbrapa!