Celebrity Style

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet një sekret?

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2024

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet

Që Timothée Chalamet është një nga djemtë më të përfolur të momentit, kjo s’ka asnjë diskutim.

Ai ka një karrierë për t’u admiruar dhe njihet për talentin në aktrim, po ashtu po përflitet për lidhjen me Kylie Jenner që e bëri akoma më shumë pjesë të diskutimeve online. Por ka një gjë që e veçon atë nga të tjerët aktorë të brezit të tij dhe ajo është prerja e flokëve.

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet

Sipas mediave, stili i Timothée është një kombinimi perfekt mes djalit të adhurueshëm dhe djalit të keq, duke e kthyer prerjen e tij te flokëve në modelin më të kërkuar nga djemtë (sidomos gjeneratës Z) për vitin 2024.

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet

Por e dini çfarë e dallon tjetër këtë prerje flokësh? Ky model i çrregullt dhe i gjatë, ka qenë historikisht ikonik midis adoleshentëve më të njohur në filma gjatë viteve ’90 e deri në fillim vitet 2000.

Nga James Van Der Beek në Dawson's Creek, tek Erik Thomas von Detten në “Pretty Princess” apo Heath Ledger në “10 Things I Hate About You”, të gjithë kanë pasur të përbashkët këtë prerje dhe imazhin tipik të djalit të mirë që nuk ishte në të vërtetë dhe aq i mirë.

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet

Me flokët të fshehura pas veshit, këta djem u kthyen në ikonën dhe ëndrrën e çdo adoleshenteje të asaj periudhe. E tani, e riktheu Timothée duke e bërë prapë të dëshirueshëm imazhin e këtyre djemve për vajzat e brezit të ri.

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet

E dije që pas flokëve të Timothée Chalamet fshihet