Mendoni se keni përjetuar shumë stres këto ditë dhe keni të drejtë. Ndoshta një udhëtim do t’ju bënte mirë. Megjithëse, këtë muaj mund të mos e keni shumë të favorshëm grafikun e udhëtimeve në distanca të gjata sidomos jashtë vendit, pasi mund të hasni probleme të ndryshme. Për më tepër, projektet e punës duket se e bëjnë të vështirë pushimin e gjatë.
Hëna e re e Ujorit, më 9 shkurt, mund t’ju gjejë të përqendruar në një projekt interesant komunikimi dhe ju do të bëni shumë shkrime, biseda, redaktime, përkthime ose kërkime. Do të punoni për një produkt, shërbim, ose do të eksploroni një fushë komplet të re. Ujori lidhet me shkencën, teknologjinë dhe të ardhmen, ndaj projekti mund t'i përkasë këtyre fushave.
Kjo ngjarje qiellore mund të sjellë gjithashtu te ju një nevojë për të udhëtuar, por për çështje pune. Mund të takoni një klient të ri ose potencial. Hëna e re do të jetë kaotike, do të sjellë probleme dhe surpriza të pakëndshme. Projekti mund të shkojë papritur në kursin e gabuar dhe do t’ju duhet të bëni më shumë punë për t’i rikthyer gjërat në vendin e duhur. Fakti që kjo do të ndodhë në Hënë të re, do të thotë se nuk do të mund të gjeni një zgjidhje të lehtë ose të shpejtë. Mund t’ju duhen muaj të tërë, por sërish, reputacioni juaj nuk do të dëmtohet, ndaj mos u shqetësoni. Punoni në mënyrë metodike, hap pas hapi, pasi nuk ka nevojë për nxitim.
Karriera do të jetë në mendjen tuaj gjatë këtij muaji. Hëna e plotë në Virgjëreshë (24 shkurt) do t’ju japë një mesazh brenda 4 ditëve nga kjo datë. Në këtë periudhë, do të gëzoni një profil të lartë për kompaninë ku ju punoni. Kjo Hënë e plotë është kaq e rëndësishme në aspektin dhe zhvillimin tuaj profesional. Nëse merrni një pozicion të ri në punë, do të luani një rol të rëndësishëm.
Kur kjo detyrë e re t’ju ofrohet, do të jeni të emocionuar, por mund t’ju duhet të pyesni veten se si do të vazhdoni të kujdeseni për familjen dhe gjërat që varen nga ju. Mund t’ia dilni, por mos hezitoni të kërkoni më shumë ndihmë në shtëpi, edhe nëse është e përkohshme. Duke qenë se do të fitoni më shumë para, do të jeni në gjendje t’i përballoni këto shpenzime ekstra.
Pa dyshim, kjo periudhë kërkon që të vendosni jetën tuaj në rend, por duke qenë se jeni një shenjë që përshtateni lehtë dhe keni një shpirt të lirë, do të arrini me sukses të bëni gjithçka duhet. Jupiteri, sundimtari juaj ju ndihmon dhe ju sjell oferta dhe mundësi të arta.
Ndërsa hyjmë në shkurt, Afërdita dhe Marsi, të cilësuar si çifti kozmik, do të jenë në shenjën tuaj për t'ju sjellë dëshirën për të blerë veshje të reja dhe për të investuar më shumë në pamjen tuaj.
Ky muaj është momenti kur vendosni financat tuaja në udhën e duhur dhe duhet të përqendroheni në arritjet dhe sukseset tuaja. Hëna e re e 9 shkurtit do ta ndriçojë shtëpinë tuaj dhe në financat personale. Dielli, Mërkuri dhe Plutoni (më vonë Marsi dhe Afërdita) do të pozicionohen në Ujor dhe do të bashkëpunojnë me Hënën e re.
Gjithsesi, Hëna e re mund t’ju sjellë ca sinjale të përziera, ndaj bëni kujdes. Nga njëra anë, Urani do të përplaset në skaje të ndryshme të qiellit, për të sjellë ngjarje të çuditshme dhe zemërime të papritura për Bricjapët. Kjo mund të rezultojë në një shpenzim të madh dhe të paplanifikuar, ose një projekt të rëndësishëm krijues në të cilin duhet të merrni pjesë. Prej kohësh e keni ndjerë problemin e parave, por mos u shqetësoni, situata nuk është aq tragjike. Do të gjeni një mënyrë për ta marrë veten.
Nëse nuk keni kursime të mjaftueshme për ta mbuluar problemin që do të sjellë Urani pas datës 9 shkurt, mund t’i merrni hua nga familjarët. Megjithëse Bricjapët e kanë zët të kërkojnë borxh te familjarët dhe miqtë, sërish mund të bëni një përjashtim. Ju jeni një shenjë e besueshme, ndaj do ta merrni vlerën që ju duhet.
Nga ana tjetër, më 7 shkurt, Urani do të dërgojë rreze vezulluese dhe pozitive drejt Afërditës, për të sjellë një siguri të fortë në punë dhe me shumë gjasa, edhe admirimin e kolegëve tuaj. Do të keni një performancë të shkëlqyer në punë dhe surpriza pozitive.
Gjithashtu, universi do të tregohet bujar me ju, për t’ju dhuruar një pushim të merituar. Kjo, falë Hënës së plotë të 24 shkurti, që do t’ju ndihmojë të shkoni në një vend të largët. Me shumë gjasa udhëtimi nuk lidhet me punën tuaj, por edhe nëse lidhet, sërish do të gjeni balancën mes punës dhe argëtimit.
Sa i përket dashurisë, dita e Shën Valentinit mund të sjellë shumë romancë dhe dashuri për shenjën tuaj. Do të argëtoheni dhe dashuroheni pa fund, në një ditë të mbushur me pasion dhe dëshirë për ta njohur më mirë partnerin/en. Me hënën kalimtare në Dem, i cili do të bashkëpunojë me Jupiterin, do të keni shumë fat në dashuri. Fundja, kush mund t’i rezistojë një Bricjapi?
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.