Femijë

Pse marrja e një qeni ka më shumë ndikim te fëmijët vajza se te djemtë

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2024

Pse marrja e një qeni ka më shumë ndikim te fëmijët

Një studim i ri, i botuar në "International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity", ka zbuluar se marrja e një qenushi në familje sjell rritje të aktivitetit fizik te fëmijët e vegjël, sidomos te vajzat. Zbulimi është pjesë e një grupi kërkimesh që studiojnë mënyrën se si qentë përmirësojnë shëndetin, jo vetëm te fëmijët, por për njerëzit e të gjitha moshave.

Studiuesit australianë ndoqën rreth 600 fëmijë për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga mosha e parashkollorit. Ata gjurmuan aktivitetin fizik të fëmijëve duke përdorur monitorë që matën lëvizjet dhe aktivitetin fizik, intensitetin e lojërave etj.

Gjysma e fëmijëve nuk kishin një qenush në shtëpi. Rreth 204 fëmijë patën një të tillë para kohës së studimit, 58 fëmijë gjatë periudhës së studimit dhe fatkeqësisht, 31 fëmijë humbën një qen.

Kjo krijoi një eksperiment natyror për studiuesit për të parë se si të pasurit e një katërputroshi ndikoi në nivelet e aktivitetit të fëmijëve. Ndoshta nuk është për t'u habitur, por të dyja gjinitë si vajzat dhe djemtë që morën pjesë në studim, u angazhuan më shpesh në aktivitete si ecja me qenushët, lojërat në oborrin e shtëpisë, madje ky ndikim ishte më i theksuar te vajzat.

"Ajo që zbuluam është se shtimi i një qeni në familje rriti intensitetin e dritës, aktivitetin fizik te vajzat me gati 52 minuta në ditë, ose pothuajse një orë," thotë Emma Adams, studiuese në "Telethon Kids Institute".

Pse marrja e një qeni ka më shumë ndikim te fëmijët

Ndërsa, te vajzat, qenushi i të cilave ndërroi jetë gjatë periudhës së studimit, aktiviteti pësoi rënie me 62 minuta në ditë. Duket se vajzat, janë më të lidhura me kafshët në shtëpi, ndaj dhe angazhimi në aktivitete me katërputroshët është më i theksuar tek to, sesa te djemtë. Vajzat lëvizin më shumë, japin më shumë përkujdesje dhe kjo ka ndikim vërtet në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Përkëdhelja e qenushëve mund të reduktojë stresin te fëmijët e moshës shkollore, të përmirësojë proceset njohëse dhe t’i mbajë të angazhuar për një kohë të mjaftueshme.

Studime të tjera kanë gjetur lidhje midis marrjes së kafshëve shtëpiake në fëmijëri dhe një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore dhe emocionale me kalimin e viteve, si një vetëvlerësim më të madh, përmirësimin e aftësive të ndjeshmërisë dhe uljen e ankthit dhe vetmisë.

Natyrisht, qentë janë një përgjegjësi e madhe dhe të kesh një të tillë nuk është e lehtë për të gjithë. Por për dashamirësit e tyre, mirëpritja e një kafshe me gëzof në familje sjell shumë përfitime.

Artikuj të sugjeruar: 


Burimi: Npr