Celebrity Style

Margot Robbie veshi pantallonat që çdo vajzë duhet t’i ketë sa herë udhëton

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2024

Margot Robbie veshi pantallonat që çdo vajzë duhet t’i
FOTO: GETTY IMAGES

Veshjet magjepsëse dhe plot shkëlqim janë “furnizimi” i këtyre ditëve në Instagram, sidomos pas ceremonisë së çmimeve Grammy Awards. Dihet që nuk është aspak e lehtë të përshtatësh stilin vanitoz në jetën e përditshme sepse me siguri që ju nuk mendoni të vishni fustanin me shkëlqim që Miley Cyrus veshi në skenën e Grammy-t gjatë një mëngjesi të zakonshëm në stacionin e autobusit apo duke shkuar në punë.

Ky është momenti i Margot Robbie-t për të na provuar se një veshje e zakonshme, shumë larg profilit të “Barbie-t”, filmit ku ajo ka rolin protagonist mund të jetë një gjetje, mund të jetë sa e pranueshme, aq edhe komode. Aktorja u fotografua në aeroportin e Australisë, me një kombinim ideal për udhëtim me avion dhe kalim tranzit nëpër aeroporte.

Margot Robbie veshi pantallonat që çdo vajzë duhet t’i
FOTO: MEGA

Ylli i Barbie-t zgjodhi një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra, ndërsa sytë e gocave mbetën te pantallonat e veçanta. Të gjera, në nuancë neutrale dhe voluminoze, këto pantallona kaq praktike për këdo që zgjedh të udhëtojë.

Pantallona oversize, duken si një zgjedhje e thjeshtë, por ndoshta kjo është arsyeja pse shumë vajza të famshme i kanë zgjedhur së fundmi. Mendoni pak: Hailey Bieber, Katie Holmes, Jennifer Lawrence janë parë me këtë model pantallonash, por me ngjyra të ndryshme. Margot, është e fundit që i bashkohet grupit të gocave me pantallonat që janë domosdoshmëri për udhëtime të gjata.

Shtojini pamjes suaj, aksesorët e duhur dhe atletet sportive dhe jeni gati për të shkelur në çdo aeroport të botës!

Artikuj të sugjeruar:


Burimi: Instyle