TV Mania

Edona James thotë se Lumbardhi e ka fituar “BBVK 2” nga babai i tij

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

Edona James thotë se Lumbardhi e ka fituar “BBVK 2” nga babai i

Edona James, e ftuar në një intervistë për emisionin “Hallakamë”, ka folur rreth fituesit të “BBVK 2”, Lumbardh Salihut dhe është e mendimit se ai e ka fituar çmimin e madh përmes babait të tij.

Edona, ish-finaliste e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”, u shpreh: “Unë them të vërtetën dhe besoj se Lumbardhi s’e ka këtë fitore 100% nga publiku. Ia ka blerë babi i vet. Edhe unë të kisha dhënë 50,000 euro për vota, e kisha fituar”.

“Unë kam dalë jashtë dhe po i shoh reagimet, po shoh se të gjithë janë bërë nervozë dhe të gjithë se unë kam qenë “Big Brother-i”.

Edona James thotë se Lumbardhi e ka fituar “BBVK 2” nga babai i

Lumbardh Salihu u shpall fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, me votat e publikut, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh. Ish-futbollisti fitoi kundrejt 3 konkurrentëve të tjerë: Edonës, Blerandos dhe Shqipes.

"BBVK 2" nisi më 20 tetor 2023 dhe mbaroi mbrëmë (2 shkurt 2024), pas një rrugëtimi të gjatë dhe emocionues, të mbushur me histori, rrëfime të ndjera, lot e të qeshura. Pa diskutim, 3 finalistët e tjerë: Edona, Shqipja dhe Blerando patën vëmendjen e publikut në Instagram e TikTok.

Lumbardhi ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, me ish-konkurrenten, Kader Kicaj.