TV Mania

Dea tha se e eliminoi se nuk u lidh me Fationin: Reagon Ori Nebijaj

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2024

Dea tha se e eliminoi se nuk u lidh me Fationin: Reagon Ori Nebijaj

Dea Vieri, e cila u eliminua nga një televotim surprizë në spektaklin e të martës, ka publikuar një video në TikTok me një sound viral për daljen nga “BBVA 3”. Por, ajo që bie në sy, është një koment që Dea ka bërë, duke i kthyer përgjigje një personi që komentoi në video.
 
“Ti nuk dole, ty të nxorën”, shkruhej në koment dhe Dea ia ktheu: “Më nxori Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show", shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Dea tha se e eliminoi se nuk u lidh me Fationin: Reagon Ori Nebijaj
 
Nuk është e qartë nëse Dea ka bërë shaka, apo ka qenë një koment që reflekton realitetin e spektaklit. Gjithsesi, komentin e ka parë edhe Ori Nebijaj, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instastory.
 
Një person kurioz i shkroi Orit: “Po Dea, ç’pati, filloi duke ju sulmuar. Ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”. Opinionistja e këtij sezoni u përgjigj: “Asgjë more, keqkuptime Bigu! Dea është zemër (me një emoji zemre të bardhë)”.

Dea tha se e eliminoi se nuk u lidh me Fationin: Reagon Ori Nebijaj
 
Dhee, sapo u bëmë kuriozë ta dimë se ç’fshihet nën rrogoz.

Artikuj të sugjeruar: