Pas daljes nga reality show "BBVA 3", reagimet publike të Olsi Bylykut kanë munguar, pavarësisht interestit të madh të ndjekësve të tij për një qëndrim të aktorit të humorit pas këtij eliminimi.
Por, mbrëmë, përmes një postimi të gjatë në Instagram, ai ka qartësuar dilemat që qarkullonin në media, nga përdorimi që ky show pretendohet se i bën personazheve publikë, te “kocka” që e merr në fund vetëm fituesi i këtij formati.
View this post on Instagram
"Eh, sa herë jam menduar të flas (apo) të mos flas, por më mirë të flas sepse në jetë, nga prindërit dhe fusha që zgjodha, mësova se më e rëndësishme se çdo gjë, është përgjegjësia, ndaj unë mendoj që kam peshën, ndoshta më të madhe nga çdo konkurrent tjetër që hyri në atë show, përgjegjësinë ndaj jush sepse juve, ju kisha dhe ju kam pa BIG!", u shpreh ai.
Më tej, vijoi:
"Si fillim do doja t’ju sugjeroja që në jetë të punoni shumë, të ndërtoni dhe të luftoni shumë mbi qëllimet tuaja, sidomos kolegëve, që të mos keni kurrë luftën për mbijetesë, nga ndikimi që mund të ketë një programacion, (i cili nuk duhet) të ketë fuqinë mbi ju për t’ju blerë çdo normë dhe vlerë në “kuadër të lojës” që krijon “show” për të sjellë “sponsor” në një “tavë” ku kockën e merr fituesi".
Olsi u shpreh se do të ishte përtej pritshmërive të publikut, por produksioni e kuptoi këtë. Më pas, tregoi se çdo gjë që mund t'i ofrohej, tashmë e ka.:
"I di pyetjet tuaja dhe në fakt, ju kërkoj shumë ndjesë që nuk isha në pritshmëritë tuaja, por në fakt unë do të isha më shumë se pritshmëritë që ju kishit, pasi për shansin që më keni dhënë të jem i juaji, kurrë nuk do ju dal jashtë pritshmërive. Por, për fat të keq këtë produksioni e kuptoi përpara se këto që po ju shkruaj të thuheshin në një nga “netët magjike” të prime", u shpreh ai, duke shtuar: "Por, unë i kuptoj rrethanat e gjithsecilit për angazhimin e tyre sepse i kam kolegë, shok dhe miq, por mendoj se mua: Nuk më bind dot që do bëj HIT, se e kam bërë. Nuk më bind dot që do më bësh film se e kam bërë "Policë për kokë" para dy vjetësh. Nuk më dhuron dot ëndrrën të kem një studio se e kam. Nuk më bind dot që mund të krijoj biznes pas daljes, sepse do kem reklama, se e kam. Apo ndoshta çmimi i madh më tundoi? Ndoshta “votat e publikut” që më eliminuan, tashmë ju hoqën kostot për të plotësuar çmimin e fituesit!".
"Dhe të gjitha këto falë Zotit nuk i ndërtova pasi dola nga "BBVA 3", por (nga) vlerësimi i punës sime nga publiku dhe veç juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askënd “të mirat” që m'i keni dhënë ju sepse juve ju kisha dhe ju kam pa "BIG"! E ju miq, kolegë që punoni aty nuk jua marr për keq nëse më hiqni follow-n, e kuptoj pozicionin".
Aktori i humorit tha gjithashtu se i mirëkupton kolegët që mund t'i bëjnë unfollow pas daljes nga "BBVA3":
"Mos më gjykoni nëse nuk arrij të kem emisionin që kërkova për të qenë prapë afër jush, por për fatin e mirë edhe unë si moderatorët ia kam arritur të kem luksin për një pauze në televizion, vetëm me një dallim, me ato çka fitoj vetë. Për fat të keq, “shtëpia ime e vjetër qenka restauruar” dhe autorëve u isha lutur mos të tregojnë më jashtë për gjyqet e mia (se e keni dhe me gjobë) por nuk ishte gjyq, por ishte kontratë e pazgjidhur, sepse doja të firmosja 300,000 (euro ose lekë), përpara se të thoja atë çka ndjeja".
"Akoma se kam mbaruar një racion buke prej nga dita e parë që jam futur në industri për një qëllim. Derisa dy liderat TV të Shqipërisë të kuptojnë që njëra: “E ardhmja ndërtohet me të rinjtë” edhe tjetra: “Nuk shfrytëzohen imazhet për benefitet e tua vetëm pse ata s’kanë ndërtuar siguri financiare”. Këtë, show i fundit e kuptoi para se ta thoja diku ku mund të shkatërroja shumë perceptime…Më i vogli, më problematiku!", përmbylli ai deklaratën.
Artikuj të sugjeruar: