Admiruesit e muzikës së divës me siguri që do të lumturohen, sidomos pas deklaratës së rastësishme nga i dashuri i Rihanna-s, reperi A$AP Rocky. Ky i fundit teksa ishte duke u futur në një parking ditën e djeshme, fansa të shumtë e rrethuan dhe i kërkuan foto, por nuk ngurruan që ta pyesnin edhe për projektet e reja muzikore të artistes.
Reperi i veshur me një pallto të gjatë gri, pantallona në të njëjtën ngjyrë dhe një këmishë të bardhë me kopsa, u pyet për albumin e nëntë të këngëtares.
Përmes një videoje që ka dalë edhe në platformën X (ish-Twitter) ai tha: “Ajo është duke punuar për të”.
— v (@ViralThingz) February 17, 2024
Albumi i fundit i Rihanna-s është publikuar në vitin 2016, por admiruesit e muzikës së saj gjithnjë kanë kërkuar për hite dhe projekte të reja pas kaq shumë vitesh. Duket se angazhimet e artistes kanë qenë në një tjetër fokus, nga linja kozmetike te ajo e veshjeve të brendshme. Por, "projekti" më i rëndësishëm është ai i mëmësisë, pasi sot Rihanna dhe i dashuri i saj janë prindër të dy fëmijëve.
Pavarësisht kërkesave të shumta, Rihanna ndër vite ka pasur disa angazhime muzikore, si dy kolonat zanore të filmit “Black Panther 2: Wakanda Forever”, me titujt "Lift me up" dhe "Born again".
Ajo performoi në shfaqjen e "Super Bowl Halftime" të vitit 2023, duke zbuluar njëkohësisht shtatzëninë e e dytë teksa ishte në skenë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Elle