
Rihanna dhe A$AP Rocky janë prindërit e dy djemve, Rza dhe Riot, por sërish, romanca e tyre vijon të lulëzojë. Në fakt, këngëtarja dhe reperi janë prova se të kundërtat tërhiqen dhe sipas një burimi, kjo është arsyeja që janë bashkë.
Një burim u shpreh për ET: “Rihanna dhe A$AP Rocky janë shumë mirë bashkë. Ata e adhurojnë faktin që janë prindër. A$AP është shumë ekstrovert, ndërsa Rihanna është një person që do rehatinë dhe argëtimin”. Me pak fjalë, të dy ata balancojnë njëri-tjetrin.
Njerëzit që i njohin, e dinë se lidhja e tyre është e mbushur me momente gazmore dhe ata kanë pasione të njëjta, si muzika, moda, idetë e biznesit dhe arti. “Ata argëtohen me njëri-tjetrin pavarësisht vendit ku janë”, shtoi burimi.
Çifti është lidhur në nëntor të vitit 2020 dhe kanë sjellë në jetë djalin RZA (1 vjeç) dhe Riot (6 muajsh).
Artikuj të sugjeruar: