Social Buzz

Pse shalqiri përdoret si simbol për Palestinën dhe luftën në Gaza?

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2024

Pse shalqiri përdoret si simbol për Palestinën dhe luftën

Mund ta kesh parë vërdallë nëpër internet që njerëzit solidarizohen me luftën në Gazë duke përdorur filtra, apo piktura ku shfaqet një shalqi. Rishtazi, hebrenjtë që jetojnë në Holandë, u solidarizuan me palestinezët, duke ndërthurur një kapele tradicionale hebraike me simbolin e shalqirit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TRT World (@trtworld)

Por, pse ky frut është kthyer në një simbol për Gazën dhe palestinezët?

Pas luftës arabo-izraelite në vitin 1967, izraelitët ndaluan valëvitjen dhe shfaqjen publike e flamurit palestinez. Çdo njeri që do të shfaqte flamurin ose ngjyrat e tij, mund të përballej me arrestimin. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, urdhëroi edhe heqjen e flamurit palestinez nga vendet publike. Kjo zgjati për disa kohë, derisa artisti Sliman Mansour pati idenë të përdorte shalqirin për të simbolizuar flamurin dhe ngjyrat e tij.

Pse shalqiri përdoret si simbol për Palestinën dhe luftën

Ai tregoi një ngjarje për “Morning Edition”, duke u shprehur: “Ushtarët izraelitë erdhën në galerinë time dhe konfiskuan disa nga veprat e mia, të cilat dëshmonin vështirësitë e palestinezëve. Ata më sugjeruan që të pikturoja lule dhe figura nudo të bukura dhe më thanë se kështu mund të blinin ca piktura prej meje”. Ai shtoi se një prej oficerëve izraelit u dhe 2 urdhra njerëzve në galeri: “Ndalohet që të bëhen ekspozita pa marrë leje dhe ndalohet krijimi i pikturave me ngjyrën e kuqe, të zezë, jeshile dhe të bardhë, pasi janë ngjyrat e flamurit palestinez”.

Pse shalqiri përdoret si simbol për Palestinën dhe luftën

Arti i Mansour gjithnjë prezantoi kulturën palestineze. Ai pikturoi peizazhe me ullinj dhe skena ku palestinezët punonin nëpër fusha. “Kjo i nevrikoste shumë izraelitët. S’e kuptoj pse”, është shprehur artisti, duke shtuar se shpeshherë është marrë në pyetje nga oficerët izraelitë.
 
Gjithsesi, me gjithë presionin e vazhdueshëm mbi artin e tij, artisti ka treguar se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndryshuan perspektivën dhe artin e tij, përgjithmonë, “Mësova shumë dhe kur më morën, më vendosën një qese në kokë, më prangosën duart dhe më lanë 24 orë pa ujë, ushqim, pa asgjë”, u shpreh ai.

Pse shalqiri përdoret si simbol për Palestinën dhe luftën
 
Ndërsa Tamara Taha, aktiviste palestinezo-amerikane, është shprehur se prej kohësh shalqiri është simboli i rezistencës palestineze ndaj pushtimit izraelit.

Pse shalqiri përdoret si simbol për Palestinën dhe luftën
 
Tanimë, që prej nisjes së luftës me Hamasit dhe Izraeli, njerëzit nëpër protesta e në internet, kanë rikthyer simbolin që të lidhet me Gazën për të ngritur zërin mbi krizën humanitare, krimet e luftës dhe 29,000 viktimat e sulmeve ajorere izraelite, duke përdorur gjithnjë e më shumë simbolin e shalqirit, frutit që ka ngjyrat e flamurit palestinez.