Celebrity

Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen në Venecia, super të dashuruar

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2024

Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen në Venecia, super të dashuruar
Getty

Rihanna dhe A$AP Rocky janë fotografuar nga papracët në Venecia, qytetin e dashurisë në Itali, teksa arratiseshin për të festuar 36-vjetorin e këngëtares.

Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen në Venecia, super të dashuruar
People

Ata u panë duke bërë një xhiro me varkë në “Grand Canal” (Kanalin e madh) të famshëm të qytetit. Shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa shkëmbenin edhe puthje, fotot e tyre u bënë virale shpejt.

Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen në Venecia, super të dashuruar
People

Reperi ishte veshur me kostum serioz, ndërsa vetë Rihanna kishte zgjedhur një pamje disi më të thjeshtë me një xhaketë lëkure dhe bluzë të gjatë dhe të gjerë ngjyrë bezhë. Ata u panë më tej duke u larguar drejt ishullit Murano.

Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen në Venecia, super të dashuruar
People
Rihanna dhe A$AP Rocky shfaqen në Venecia, super të dashuruar
People

Rihanna dhe A$AP Rocky ia kanë kushtuar pushimet e tyre të fundit arratisjes në Europë. Kujtojmë se për Shën Valentin ata ishin në Paris. Ata kanë takuar edhe presidentin Emmanuel Macron muajin që shkoi në kryeqytetin francez.

Artikuj të sugjeruar: