
Heidi dhe Romeo, një nga çiftet e konfirmuar të “Big Brother VIP Albania 3”, mesa duket aktualisht janë në një krizë. Nga zhvillimet e fundit të ngjarjeve në reality show, është kuptuar se Romeo ka pasur një hatërmbetje me Heidin për shkak të një debati që ka përfshirë Julian Dedën dhe gjithë shtëpinë.
Gjatë debatit në fjalë, Romeo dhe Juli kanë ngritur tonet dhe kanë kaluar edhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit, duke krijuar shumë tension në shtëpi. Pikërisht gjatë këtij debati, ka pasur një qasje mbrojtjeje nga Heidi për Julin. Kjo është parë si “pabesi” nga Romeo, i cili mbrëmjen e shkuar e ka marrë më vete Heidin për të diskutuar këtë temë. Banorja i ka shpjeguar situatën, por Romeo ka nisur të distancohet prej saj duke mbajtur qëndrim.
View this post on Instagram
Situata e tensionuar mes tyre ka vazhduar akoma sot, teksa paradite ka pasur debate të shumta mes çiftit.
“Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak. Jo të qeshësh e të më sjellësh njerëz në tavolinë mua. Bëhesh gjak, do ta hash atë tjetrin e jo ta përdoresh emrin tim për të mbrojtur atë e për të më sulmuar mua. Bëhesh gjak, mos ma trego me fjalë mua. Nuk dua fjalë, fjalë kam nga të gjithë unë. Nëse është nevoja ne ndahemi vetë o zemra, s’ka nevojë për të tjerët”, e ka mbështetur Romeo mendimin e tij për situatën.
View this post on Instagram
Kjo është hera e parë që dy banorët kanë një krizë kaq të dukshme që nga koha kur e pranuan se po njihen dhe kanë pëlqim.
Debati ka përfunduar në përlotje nga të dy dhe rrjeti po shpërthen, duke hedhur idenë se janë të dashuruar. Heidi e ka pyetur Romeon nëse po ndahet prej saj, por të dy e kanë shmangur këtë pikë të bisedës duke mos e lënë të qartë vendimin.
Artikuj të sugjeruar: